Është drejt përfundimit ndërtimi i argjinaturës mbrojtëse nga prurjet e lumit Drin në fshatin Juban të bashkisë Shkodër.

Kryeministri Edi Rama thotë se ky investim i jep zgjidhje gërryerjes së tokave në këtë zonë, dhe gjithashtu shmang përmbytjet në fshatrat Kuç dhe Vukatanë në Njësinë Administrative Guri i Zi.

Punimet për ndërtimin e argjinaturës nisën gjatë vitit të kaluar, pas shqetësimit të vazhdueshëm të banorëve të cilët kanë humbur dhjetëra hektarë tokë për shkak të erozionit, që kishin shkaktuar prurjet e lumit Drin.