Shkolla e rindërtuar ‘Eftali Koçi’ me standarde evropiane është drejt fundit në Durrës për 550 nxënës. Kryeministri Edi Rama publikon foto nga godina e rindërtuar plotësisht si edhe kopshti me të njëjtin emër për 45 fëmijë.
“Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë e re që i shtohet Durrësit për 550 nxënës, 45 fëmijë si dhe mësues me standardet më të larta bashkëkohore”, shkruan Rama.
Rindërtimi i kësaj shkolle u mundësua nga programi në kuadër të programit “BE për Shkollat’, një financim i qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.
Komento