Punimet në 3 lote për rrugën Berat-Ballaban kanë hyrë në fazën përmbyllëse. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama bën me dije se punimet vijojnë për shtrimin e asfaltit, vendosjen e sinjalistikës dhe barrierave mbrojtëse.
Ndërkohë ka përfunduar ndërtimi i trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementëve të tjerë. Projekti synon që kjo rrugë të jetë më e sigurt dhe funksionale për banorët.
Postimi i plotë:
Punimet për realizimin e projektit “Berat–Ballaban” po vijojnë me ritme të larta në të tre Lotet, duke hyrë në fazën përmbyllëse.
Pjesa kryesore e punimeve për ndërtimin e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementeve të tjera infrastrukturore është përfunduar
Aktualisht po punohet për realizimin e shtresave asfaltike;
- vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale;
- instalimin e barrierave metalike mbrojtëse (guardrail).
Punimet po vijojnë me intensitet, drejt përfundimit të plotë të projektit dhe krijimit të një infrastrukture rrugore më të sigurt dhe funksionale për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe banorëve të zonave përreth.








Komente
Komento