Drejt përfundimit vaksinimi i 70 dhe 80-vjeçarëve, mjekja: Skeptikët që e refuzuan, tani kërkojnë vaksinën

Vaksinimi i moshave +70 dhe +80 vjeç thuajse është ezauruar. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.3 në Tiranë, Bruna Shiroka tregon se kanë mbetur vetëm personat që e kanë kaluar tani afër COVID-19.

Kemi patur fluks të pa menduar fillimisht të pacientëve, të grupmoshave të përcaktuara, pra duke filluar me grupmoshat e mëdha në fillim +90 vjeç që mbaruan shumë shpejtë, patëm grupmoshat +80 që jemi thuajse në fund, grupmoshat +70 që po ashtu janë pothuajse të ezauruara. Mund të them që listat janë thuajse të mbyllura për këto dy grupmosha. Pa u vaksinuar kanë mbetur vetëm personat të cilët e kanë kaluar sëmundjen në mënyrë natyrale dhe ky kalim ka qenë i vonshëm, shumë pranë kohës në të cilën jemi tani”-u shpreh mjekja.

Ata qytetarë që në fillim refuzuan vaksinës, tashmë po ndryshojnë mendjen thotë mjekja dhe po rikthehen për tu bërë pjesë e procesit.

Sidomos në grupmoshat e mëdha fillimisht u paragjykua në një pjesë, vaksina u refuzua por shohim rëndom që këta pacientë që kanë refuzuar tashmë po kthehen po e kërkojnë ta kryejnë vaksinën dhe realisht janë shumë, pjesa refuzuese e fillimit po rikthehen fuqishëm për të kapur kohën e humbur nga momenti kur janë ftuar për tu vaksinuar”-tha mjekja.

Nga vaksinimet e kryera deri më tani efektet anësore kanë qenë minimale.

Në pacientët që kanë kryer këtë vaksinë simptomatikat kanë qenë të lehta ose fare, pra mund të them një gjendje me një subfrebilitet të lehtë ose jo, me një dhimbje të lehtë ose jo në vendin e kryerjes së vaksinës, një klinikë që mund të ketë zgjatur një ose maksimumi dy ditë por nuk kemi patur asnjë efekt anësor afatgjatë apo afatshkurtër. Sigurisht kemi bërë dhe vaksinimin e kategorive të pamundura fizikisht për të ardhur në qendër apo në pikën e vaksinimit në shesh, organizohet çdo ditë”-shpjegoi mjekja.

Në dy çadrat e ngritura në sheshin “Skënderbej” vijon vaksinimi i moshave +65 vjeç ndërsa për moshat +60 përparësi kanë ata me sëmundje kronike.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet

Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet