Drejt Punës/ “Design by Pana”
aty ku të rinjtë gjejnë qetësinë

Drejt Punës/ “Design by Pana”<br />aty ku të rinjtë gjejnë qetësinë
“Design by Pana” ndjek një filozofi dhe mision të qartë për t’u ardhur në ndihmë kategorive në nevojë...një mbështetje sociale. Ashtu siç thekson edhe vetë Pezana; “Unë mendoj se njerëzit e vetmja formë për tu dhënë një pozicion në shoqëri është përmes punësimit dhe dhënies së një profesioni që s’do mund ti lërë kurrë në baltë.
 
Unë jam kundra trajnimeve që ngelen aty, jam pro praktikës dhe punës reale. Nuk mendoj se po ndihmoj askënd, unë po u jap gjithësecilit një mundësi të munguar, ku gjithsecili duhet të dijë të vlerësoj mundësitë dhe sigurisht unë impenjohem tërë kohën për rritjen e tyre të vazhdueshme”-tregon Pezana.
Por, të gjithë këtë iniciativë na e tregon edhe Sokoli, djali 21 vjeçar i cili ndihet shumë mirë dhe sot është  krahu i djathtë i familjes së tij falë mundësisë që i është dhënë në “Design by Pana”. “Prej më shumë 3 muajsh jam bërë pjesë e këtij biznesi social, një mundësi që nuk e kisha prekur më parë. Jam shumë i kënaqur që unë jo vetëm po marr një rrogë, por tashmë po fitoj dhe një zanat që do të më shërbej gjatë gjithë jetës sime”, tregon Sokoli.
 
Edhe pse ai është shumë i ri, Sokoli na tregon se më parë pasi mori disa eksperienca në Greqi në përpunimin e drurit, tashmë është bërë pjesë e biznesit social që jo vetëm i fal kënaqësi, por edhe një mundësi punësimi e mirë për të gjithë të rinjtë që duan ti përkushtohen një zanati.
 
Biznesi Ekologjik që arredon baret
Pezana Rexha është themeluese e biznesit social ekologjik “Design by Pana”. Pezana ka studjuar për arkitekturë në fakultetin e Urbanistikës te Tiranës. Më parë pasioni i saj ishte i dedikuar drejt mbrojtjes së kafshëve kur themeloi organizatën “ARA” dhe ju përkushtua për rreth tre vjet. Më pas filloi të zbulonte pasionin e saj për materialet e riciklueshme dhe në këtë çast aplikoi për në programin.

“Start Up” për një biznes eco-friendly ku materiali bazë ishte përdorimi i paletave. Ideja rezultoi me sukses edhe nga këtu nisi rrugëtimi i “Design by Pana”. Ndërkohë që, biznesi i saj rritej ajo arriti të hapte një ofiçinë ku punësoi 12 punëtorë meshkuj. Në ditët e sotme biznesi i saj social ka fituar popullaritet dhe shumë nga bizneset sot preferojnë të arredojnë ambjentete e tyre me produktet e “Design by Pana”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Sekreti i Urës së Zogut që kushtoi më shumë se 680.000 franga ari! Esencë-Report Tv

Sekreti i Urës së Zogut që kushtoi më shumë se 680.000 franga ari! Esencë-Report Tv