Drejt Punës/ Njihuni me studenten
   e Mjekësisë që ndjek modën

Drejt Punës/ Njihuni me studenten<br />   e Mjekësisë që ndjek modën
TIRANE - Elisa Hatellari është një 22-vjeçare nga Fieri që jeton në Tiranë dhe aktualisht studion në degën e mjekësisë. Është ambicioze dhe këmbëngulëse, gjë që vihet re në rezultatet e saj maksimale në fakultet. Por, ç’lidhje ka Elisa me modën? Siç pranon dhe vetë e reja, ajo është e dashuruar me trendet e fundit të pasarelave botërore, të cilat me fantazi dhe me mjeshtërinë e një profesionisteje të fushës, di t’i ndërthurë me stilin retro. I pëlqen të jetë “in”, por thekson në çdo moment se më e rëndësishmja është të ndihet mirë me veten.

“Më pëlqen të ndjek trendet e fundit, por nëse diçka më përshtatet dhe ndihem rehat, atëherë është ok. Mjafton të më pëlqejë mua”- shprehet Elisa. Vështirë të karakterizosh stilin e saj, sepse i pëlqen pothuajse gjithçka, herë e sheh si një vajzë të ëmbël, me fustan plot ngjyra, herë casual me xhinse e T-shirt, herë paska më rebele me rroba të gjera e deri diku të çuditshme e herë-herë, mbrëmjeve shfaqet tepër sensuale me veshje që i nxjerrin më së miri në pah hiret femërore dhe njëkohësisht i fshehin ndonjë defekt të mundshëm.

Këshilluesja dhe kritikja më e mirë e Elisës në lidhje me look-un dhe jo vetëm, është motra e saj një vit më e madhe, Elmira. Studiojnë të dyja në të njëjtën degë dhe të dyja adhurojnë modën. Krahas shumë temave të përbashkëta që mbushin orët e tyre të qëndrimit me njëra-tjetrën, stili dhe moda zënë vend shumë të rëndësishëm.

Dita e Elisës nis me disa “dilema” të vogla, cilën varse të kombinojë me cilin fustan, cilët palë këpucë me cilën veshje, cila unazë, apo cila kapele do t’i shkonte look-ut të saj. Si gjithmonë, pyetjet i drejtohen pasqyrës dhe Elmirës, të cilat sëbashku japin verdiktin përpara se Elisa të lërë shtëpinë për të nisur ditën e saj. Por, diçka është e sigurtë, Elisa herë trendy e herë retro nuk gabon në zgjedhjet e saj. Në fund të fundit, sic thotë edhe 22-vjeçarja, e rëndësishme është të ndihet rehat me veten.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?