Drejt Punës, Bona: Qyteti i 1001
dritareve...ku ëndrrën bëra realitet

Drejt Punës, Bona: Qyteti i 1001<br />dritareve...ku ëndrrën bëra realitet
Shumë të rinj dhe të reja pas diplomimit të gjithë synojnë punën ne metropolin shqiptar, por për Bonën ka ndodhur e kundërta. Ajo ka zgjedhur ti shërbej qytetit aty ku u lind dhe u rrit. Në një rrëfim të gjatë mbi jetën dhe karrierën e saj si operatore turistike në qytetin e “Qyteti i një mijë e një dritareve”, Bona Xhafa tregon hap pasi hapi sesi është gjendur përball turizmit dhe turistëve gjatë këtyre tetë viteve, marrdhëniet e shkëlqyera që ka me historinë e qytetit, zhvillimin dhe aktivizimin e të rinjëve në sportin e rafting si dhe mundësit e punëismit që të ofron ky qytet. 
 
Prej vitesh tashmë ju realizoni guidën me turistët në qytetin e Beratit. Si i kujtoni fillimet tuaja?
Është e vërtet se dashje pa dashje vitet ikin dhe mua më janë bërë më shumë se 8 vite që merrem me guida turistike.  Unë e kam filluar punën ashtu krejt pa dashje, thjesht për të patur një punë, duke qenë se isha njohëse e dy gjuhëve të huaja me Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Berat,  por jo duke mbetur vetëm këtu, pasi përgjatë kohës që unë isha pjesë e këtij stafi, kam bërë trajnime të ndryshme, të cilat në qendër kishin turistin, historinë, objektet, si duhet të trajtoheshin të gjitha, trajnime këto të cilat të rrisin profesionalisht, sepse vërtet thua do filloj të punoj si guidë, por nuk duhet të mbetesh apo të gëzohesh me kaq, duke u rritur profesionalisht të lind dhe një dashuri për këtë profesion, ashtu siç edhe ka ndodhur me mua.

Në rradhë të parë këtë punë e dashuroj, e bëj me pasion, dhe sot them që ajo që vërtet unë di shumë mirë të bëj është të qenurit një guidë. Të punurit si guidë të jep shumë kënaqësi, pasi marrëdhënia që krijon me njerëzit nuk përfundon aty ku përfundon dhe guida, por vazhdon, me shkëmbime emaili, duke u marrë e dhënë komplimenta dhe duke qenë pjesë e jetës së çdonjërit përmes rrjeteve sociale, apo edhe duke shkëmbyer eksperienca të ndryshme.

Fillimet e mija të para kanë qenë gjithmonë me shumë emocione, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, sepse je përpara një individi, grupi dhe të duhet të japësh më të mirën e mundshme, kam patur rastin tu bëj guide Ambasadorit gjerman në Shqipëri, së bashku me stafin e tij dhe jo një herë, por disa herë, atasheut të forcave të NATOS për turqinë, mjek inxhiniera, historian, agjensive të ndryshme turistike të huaja, skluptore, piktorë, këngëtarë, njerëzve të thjeshtë pensionistave dhe grupeve shkollore, pra një përgjegjësi e cila duhet marrë më shumë seriozitet pasi të duhet të flasësh për një qytet i cili njihet për vlera, traditë, artitekturë, etj.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)