TIRANE- Artizanati, kjo traditë e cila ka nisur të lulëzojë sërish dhe të tërheq vëmendjen në tregun e punëve më dorë. Edhe pse sot, Shqipëria ka si bazë importin e veshmbathjeve, punët me dorë vazhdojnë të kryesojnë shijet e shqiptarëve. Këtë na e tregon Shqipe Paja, 40 vjeçarja nga Peza e cila prej afro 22 vitesh i është përkushtuar traditës së artizanatit. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, ajo na rrëfen sesi një kulturë kaq e lashtë dhe e bukur siç është artizanati vazhdon të ekzistojë ende, madje po konkurron fuqishëm edhe në treg. Ajo na tregon për prodhimet e saj, kërkesat në treg dhe vështirësitë që ka hasur për të mbajtur gjallë këtë traditë si dhe projektet që shpreson t’i realizojë së shpejti.