Punimet për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë, një nga institucionet më të vjetra arsimore në qytet janë drejt përfundimit. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama. Sipas tij, investimi i realizuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Bashkinë Korçë do të sjellë kushte krejtësisht të reja për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Në muajin shtator, plot 640 nxënës dhe 47 mësues pritet të nisin vitin e ri shkollor në ambiente moderne, me standarde bashkëkohore, pas përfundimit të plotë të punimeve. Projekti synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe funksional për procesin mësimor.
Komente











