TIRANE- Përplasja gjyqësor-qeveri ka bërë që të mblidhen dhe gjyqtarët të cilët kanë kundërshtuar me forcë akuzat e bëra nga ministrat e qeverisë Rama. Sipas tyre po cënohet pavarësia e gjyqësorit. Ka qenë 1/3 e anëtarëve të Këshilli Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore Kombëtare që e kanë thirrur në mënyrë urgjente mbledhjen e djeshme. Gjatë mbledhjes, gjyqtarët kanë kundërshtuar deklaratat e bëra nga ministrat e qeverisë kundër KLD-së dhe në tërësi sistemit gjyqësor, duke dalë në krah të gjyqtarëve të akuzuar. Gjithsesi, ata janë treguar të kujdesshëm, që të përmendin edhe integrimin e vendit dhe faktin se drejtësia duhet të reformohet duke bashkëpunuar.
/Shqiptarja.com











