Drejtësia, ose disa primitivë kundër civilizimit
Më pëlqejnë shumë filmat amerikanë, sepse më çojnë në një realitet ku fitojnë gjithmonë të mirët. Ose të paktën, në të shumtën e herëve ndodh kështu. Më pëlqejnë akoma më shumë se tregojnë se si individë kanë ndryshuar historinë me veprimet e tyre.
Më pëlqejnë shumë filmat amerikanë, sepse më çojnë në një realitet ku fitojnë gjithmonë të mirët. Ose të paktën, në të shumtën e herëve ndodh kështu. Më pëlqejnë akoma më shumë se tregojnë se si individë kanë ndryshuar historinë me veprimet e tyre. Por asnjë njeri i thjeshtë apo superhero, nuk do të kishte sukses nëse në SHBA nuk do të kishte një sistem të drejtë Drejtësie. Përpjekjet e tyre do të mbeteshin vetëm të tilla, do të zhdukeshin nëpër sirtarët e të korruptuarve apo do të transformoheshin në hiç si për 75 vite po ndodh këtu te ne. Njësoj, si në kohë diktature edhe në kohë demokracie: E drejta e njerëzve është shtypur, zhdukur, fshehur, transformuar.
Së fundi më ra rasti të shoh filmin mbi historinë e vërtetë të profesoreshës Anita Hill, e cila në vitin 1991, mori guximin të denonconte publikisht ngacmimet seksuale të Clarence Thomas, një gjykatës që do të bëhej anëtar i Gjykatës Supreme. Pavarësisht të vërtetave që Hill tregoi para Senatit dhe përpara gjithë Amerikës, Clarence Thomas e mori detyrën e tij, por veprimi i profesoreshës Hill, u konsiderua si një thesar për shoqërinë amerikane. Pas denoncimit të saj, shumë vajza të tjera morën kurajon të denonconin ngacmuesit e tyre dhe shumë prej burrave që deri atëherë kishin qenë të pashqetësuar në ngacmimet e bëra, u friksuan, duke shënuar një epokë të re në respektin dhe dinjitetin për gruan.
Ose historia e vërtetë e Erin Brockovich, gjithashtu bërë film, kjo tjetër grua amerikane e cila e vetme detyroi një superkompani gazi të dëmshpërblente me 333 milionë dollarë 600 banorë të një qyteze të cilëve u kishte ndotur ujin e pijshëm.
Por çfarë dallimi mes pjesës shqiptare dhe asaj amerikane në më të freskëtin film, War Dogs, ku tregohet historia e dy trafikantëve amerikanë që bënë tregti me armët e Gërdecit tonë. Në film, ashtu si në jetën reale, trafikantët amerikanë bënë biznes, u superpasuruan, por ngecën e përfunduan në asgjë, falë FBI dhe sistemit të Drejtësisë së SHBA. Në filmin Hollivudian sheh qartë se sa e vështirë dhe palakmueshme është jeta e trafikantëve kur kanë kundër Shtetin dhe sa e lehtë dhe e leverdishme është kur trafikantët - si në Shqipëri - e kishin shtetin me vete. Kush e ka parë filmin nuk mund të mos kuptojë se shqiptari që "ndjehej amerikan" e që denoncoi parregullsitë me armët, përfundoi keq. Ai ishte Kosta Trebicka. Ja pra dallimi: Drejtësia në SHBA i bën qytetarët e thjeshtë heronj, ndërsa te ne, bëhen viktima.
Prandaj, kur flet ambasadori amerikan në Tiranë për çështje të Drejtësisë, nuk flet vetëm Lu, por me të përcillet pesha e historisë së ndërgjegjes së popullit amerikan për drejtësinë, e krijuar në qindra vite luftë, sakrifica dhe rezultate në rrugëtimin drejt civilizimit. E kur disa shqiptarë, pjesa më e prapambetur e shoqërisë sonë, i kundërvihen, është sikur bëjmë filmin tonë më të shëmtuar në histori me titullin: Primitivët kundër civilizimit.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
82.9%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2750
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46