Kjo pasi më 13 Mars rreth orës 22:00, automjeti tip Skoda me targa AA 476 AK që drejtohej nga rektori, brenda të cilit ndodheshin edhe katër prokurorë, është përplasur me një makinë tip BMW me targë TR 1888 M në afëri të kthesës së Kamzës.
Në këtë aksident u shënuan vetëm dëmë materiale, teksa policia pasi mbërriti ne vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota aksidentit. Rektori i Universitetit të Durrësit gjatë testit të alkoolit të realizuar nga patrulla e policisë ka rezultuar se konsumuar alkool mbi masën 0.65 mgl.
Policia rrugore në kuadër të procedurave sekuestroi automjetin e përfshirë në aksident, ndërsa materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së rrethit Tiranë sakaq u bë edhe arrestimi në flagrancë i Mit'hat Memës.
Mit'hat Mema prej katër vitësh mban postin e rektorit të Universitetit të Durrësit "Aleksandër Moisiu". Ai ka kryer studimet e larta në Universitetin e Kamzës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka vijuar në Spanjë.
Njoftimi i plotë i policisë së Tiranës
Nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, gjatë një nisme të zhvilluar për parandalimin e aksidenteve, (drejtues mjetesh që perdorin pije alkolike) më datë14-15.03.2015 është bërë arrestimi i 17 shtetasve, konkretisht: Mit’hat Mema, Idriz Lami, Salmet Grrica, Xhimi Zuna, Agim Hasula, Ervin Leka, Florenc Lami, Ibrahim Kotarja,Mehmet Koçi, Nejat Bindebri, Bledar Lato, Alfred Ferati, Fation. Gjuzi, Marvin Subashi, Eklad Pjetri, Besnik Papa dhe Flogert Hormeni. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Aksioni zhvillua në orët e vona të natës dhe në mëngjes herët, për drejtuesit e mjeteve të cilët përdorin pije akolike. Ndër këta Mithat Mema është dhe Rektori i Unversitetit të Durrësit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)