Drejtonte një shtëpi publike që vizitohej nga emra të njohur, 25-vjecari shqiptar i shpëton dëbimit nga Britania! Gjykata: Kodra, i zgjuar dhe punëtor

Drejtonte një shtëpi publike që vizitohej nga emra të njohur, 25-vjecari shqiptar i shpëton dëbimit nga Britania! Gjykata: Kodra, i zgjuar dhe punëtor

Foto ilustruese

Një 25-vjecar shqiptar i dënuar me dy vite burg për drejtimin e një shtëpie publike që dyshohet se frekuentohej nga VIP-at, i ka shpëtuar dëbimit nga Britania e Madhe pasi gjykata e përshkroi atë si një njëri të zgjuar dhe punëtor.

25-vjecari shqiptar Kristian Kodra u dënua me dy vite burg për drejtimin e një shtëpie publike që furnizonte kokainë dhe prostituta. Banda e tij fitoi të paktën 400,000 £ përpara se policia të bastiste shtëpinë në qytetin e Londrës, në korrik 2019.

Kjo shtëpi publike ka rezultuar se frekuentohej nga ylli i regbit, Laërence Dallaglio, 50 vjeç, baba i tre fëmijëve, u mor me kujdes në pyetje pasi oficerët zbuluan se ai kishte paguar 10,550 £ për pronarët duke përfshirë 3,000 £ për Kodrën.

Në foto: Dallaglio,Fituesi i Kupës së Botës në Rugby 2003 

Fituesi i Kupës së Botës në Rugby 2003 nuk u arrestua dhe nuk u vërtetua kurrë se për çfarë paguante ose nëse ishte vetëm gjatë vizitave të tij.Pavarësisht dënimit të Kodrës për administrimin e një shtëpie publike, posedim të pronës kriminale dhe posedim të letërnjoftimeve false, atij i është thënë se mund të qëndrojë në Britani.

Duke mbështetur ankesën e tij kundër dëbimit për arsye të të drejtave të njeriut, gjykatësi tha se nuk ka asnjë provë që ai përbën një rrezik për publikun.

E teksa theksoi se ai është një i ri i zgjuar dhe punëtor me potencial për të kontribuar shumë në shoqëri, ai ka një shtëpi dhe mbështetje këtu ndaj nuk ka pse të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjithashtu gjyqtari vuri në dukje se ai kishte 'hemofili të rëndë' dhe nuk do të kishte akses në të njëjtin nivel trajtimi në Shqipëri, duke ndikuar në jetëgjatësinë e tij.Kodra kërkoi azil në Mbretërinë  e Bashkuar kur ishte 15 vjeç dhe iu dha leja e kufizuar për të qëndruar përpara se të apelonte për ta zgjatur atë në 2017.

Pas një refuzimi fillestar, atij iu dha leja për 18 muaj të tjerë në korrik 2019  muaji kur u arrestua për drejtimin e bordello.Banda e Kodrës mori gjithsej mbi 25 vite burg.

Në foto: Kristian Kodra, kur ishte adoleshent  

 

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë