'Drejtonte' Tabakun në mbledhjen e Komisionit Hetimor, anëtarja e AMA-s Desada Metaj: Jam e opozitës dhe vazhdoj të jem çdo ditë

'Drejtonte' Tabakun në mbledhjen e Komisionit Hetimor, anëtarja e AMA-s Desada Metaj: Jam e opozitës dhe vazhdoj të jem çdo ditë

1645538638_80005fd7907ccca8d.jpg

Desada Metaj, e votuar nga Kuvendi si anëtare e AMA-s, u vu sot në qendër të vëmendjes pasi jo vetëm ka qenë e pranishme në mbledhjene  Komisionit Hetimor për Inceneratorët por edhe bënte ndërmjetësen mes Tabakut dhe gazetarëve të tjerë pro opozitës për ta këshilluar kryetaren e komisionit për pyetje.

Metaj ka reaguar sot duke e pranuar se i përket opozitës dhe do të vazhdojë të jetë.

"Ermonela Felaj, përfaqësuese e Partisë Socialiste në komisionin hetimor të inceneratorëve ka shprehur shqetësimin për prezencën time në këtë komision meqë si e votuar nga parlamenti për AMA-n nuk e lejon ligji. Pra këta dashnorët e zbatueshmërisë së ligjeve, që me këto ligje kanë vjedh dhe abuzuar miliona euro me inceneratorët u intimidokan nga prezenca ime pa të drejtë fjale... duket që i kanë punët në vijë. Sa për vendin në bordin e AMA-s, ato janë vende të opozitës dhe i takojnë asaj. Nëse shqetësohen dhe për kaq mund të kërkojnë largimin. Votat i kanë. Ama përgjegjësisë për korrupsionin nuk i shpëtojnë dot! Sa për të bërë opozitë me këtë qeveri le të qartësohen se do vazhdoj çdo ditë",


Lajmi kryesor:

Grup 'inkuizicioni' kundër Veliajt në Komision! Tabaku merr pyetjet e gatshme nga anëtarja e AMA-s Desada Metaj, udhëzohet nga analistët e 'pavarur' Andi Tela dhe Andi Bushati


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën