TIRANE- Drejtoria Arsimore e Tiranës ka shpallur drejtorët e rinj të cilët do të jenë në krye të 4 shkollave të kryeqytetit, ndërkohë që për 9 gjimnaze të tjera procedura do të përsëritet pasi ajo është anuluar. Kështu, sipas njoftimit të bërë nga DAR Tiranë rezulton se tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” fituese është shpallur Teuta Braçaj, tek gjimnazi “Qemal Stafa“, fituese është shpallur Nina Guga, tek “Abdulla Keta“, fituese është Ardita Gjini dhe tek “Andon Zako Çajupi“, Tiranë fituese është Margarita Shatro.

Po kështu, sipas njoftimit të bërë nga DAR procesi i konkurrimit do të vazhdojë në një kohë të dytë për 9 gjimnaze të tjera siç është “Besnik Sykja”, “Sinan Tafaj”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Arben Broci”, “Eqrem Cabej”, “Ismail Qemali”, “Myslym Keta”, “Aleks Buda” dhe “Sami Frashëri”. Në bazë të udhëzimit të nxjerrë pak kohë më parë nga DAR kandidatët të cilët shpallen fitues pas marrjes së detyrës nuk duhet të jenë në forumet drejtuese të partive politike si dhe të kenë  titullin “Mësues i kualifikuar”.