Drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës: 5 infermierë të infektuar që janë në karantinë

TIRANË- Shkodra e pabindur ndaj COVID-19 shënon raste te reja me COVID -19 duke e renditur të parin qytet në hartën e të prekurve me koronavirus në vendin tone. 11 raste të reja në Shkodër, ndër të cilët dy punonjëse fasonerie dhe një vatër e re në Kryebushat. Ardian Dajti drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës, në një lidhje skype në emisionin 'Repoltix', në Report Tv u shpreh se deri tani janë kryer 109 testime, ku në dijeninë e tij janë 5 infermierë të infektuar, të cilët bashkë me kolegët e tjerë që kanë rezultuar negativ janë në vetkarantinim.

''Deri tani janë bërë 109 testime. Kemi 5 infermierë të infektuar që janë në karantinë, bashkë me infermierët e tjerë që kanë rezutuar negativ, por janë në karantinë. E paraqitur në aspektin e një drejtuesi ka diçka që mund të na inkurajojë, nga vatrat ku janë nisur po gjenden rases për te tjerë. Kemi edhe persona që janë shëruar. Kemi edhe të sëmurë që nuk kanë lidhje me virusin, ndërsa të infektuarit i kemi dërguar në Tiranë. Vizitat, anlizat janë kufizuar me urdhër nga qeveria ndërsa urgjenca është aktive. 120 pacienët kanë bërë kontrolle në Spitalin e Shkodrës, për vizita të ndryshme, në 24 orët e fundit. Nuk mendoj se duhet të ketë ndjenjë paniku, pasi jemi përgjigjur për gjithçka''-deklaroi drejtori i Spitalit Rajonal në Shkodër.

250 efektive në Shkodër shtojnë prezencën e uniformave blu në këtë qytet. Gazetari ynë Ergys Kavaja, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë tha se vatrat e reja po lidhen si rezultat i infektimit të familjarëve nga pacientët e prekur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen