Drejtoresha e Arkivit të Filmit, Iris Elezi flet për ‘Report Tv’: 'Kinemaja e viteve ’90' çdo të martë falas tek publiku
Regjisorja Iris Elezi prej mëse dhjetë muajsh është në krye të Arkivit Qendror të Filmit. Në një intervistë për kamerën e “Reporttv” flet për projektin, që ka në qendër prezantimin e filmit shqiptar të viteve ’90 para publikut vendas edhe të huaj.
Çdo film me kalimin e kohës bëhet dokumentacion historik. Brenda mureve të Arkivit Qendror të filmit ruhet çelësi, se përse ne jemi si jemi edhe sot e kësaj dite. Për kamerën e “Reporttv” drejtoresha e Arkivit të Filmit, Iris Elezi, flet për thesaret tona kinematografike, që ruhen në institucionin që ajo drejton prej dhjetë muajsh. Për prezantimin e “kinematografisë së viteve ‘90”, një projekt ka marrë udhë, filma dhe dokumentarë shqiptarë prezantohen çdo të martë në Qendrën Kulturore Tulla. Elezi rendit edhe nevojën emergjente për restaurimin e gjashtë filmave, të cilët janë dëmtuar që në procesin e larjes. “Vetëm pak javë më parë na erdhi një ftesë nga qendra kulturore Tulla. Rubin Beqo donte që të shikonim me vëmendje një nga anët më të errëta të historisë bashkëkohore shqiptare, viteve “90. Ne mendojmë se i dimë ato, por në fakt ka shumë fenomene sociale, që nuk janë studiuar si duhet. Edhe nuk ka më mirë sesa vet elementi filmik edhe përsiatjet e këtyre regjisorëve, si në dokumentarë edhe në filma, që u morën me ne. Kemi mundësinë që t’i shohim gjatë këtyre netëve më vonë,”- tha Elezi.
Impakti ka qenë imediatë. Fuqia e mediumit të filmit është imediate mendon Elezi, sidomos kur filmi flet në gjuhën e nënës, por edhe kur shqetësimet që kineastët i preokupojnë janë ende aktuale. “Sa më shpejt ne arrijmë që të përkthejmë filmat tanë, më shumë programues festivalesh edhe historian do të kenë mundësi që të njohin trazirat e shpirtit shqiptar. Kinematografia më shumë se çdo art tjetër di ti përcjellë si duhet,”- vijoi mw tej ajo.
Të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm se restaurimi i filmave si një proces për t’iu nënshtruar të gjithë filmat tanë, është i vështirë për një vend të varfër si ky i yni. Por, Elezi tregon se filmat që duhen restauruar, janë ata që janë dëmtuar që në procesin e larjes, si “Ballë për ballë”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Mësonjëtorja”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert në vitin ‘36” dhe “Liri a vdekje”.
“Vizita e restauruesit izraelit na i mbushi zemrën plot. Jemi duke i vazhduar këto përpjekje, gjithashtu edhe me arkivin kinez. Është tmerrësisht të rëndësishme që të trajnojmë specialistët tanë. Kemi gjashtë filma për të cilët të gjithë kineastët qajnë që në vitet ’60, janë gjashtë filma që janë dëmtuar që në fazën që janë prodhuar në larjen që u është bërë me kimikate të gabuara,”- u shpreh Irisi.
Regjisorja Iris Elezi vëmendjen më të madhe këtë periudhë ia ka kushtuar Arkivit të Filmit, ndërsa karrierën e saj si kineaste e ka lënë në një vend dytësor. Dëshira e saj më e madhe është që salla e kinemasë së Arkivit të Filmit të jetë plotë me njerëz.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shuhet Anastas Janullatos/ Kadilli: T’i jepen meritat të paktën pas vdekjes, nuk lejoi përçarjen e Kishës! Të përulemi para veprës, shumica e mitropolitëve janë shqiptarë
25 Janar, 18:44
-
Spahiu vlerëson Janullatos: Erdhi si grek dhe iku si shqiptar! La amanet që të prehej në Shqipëri, vendi ynë i dha shumë, madje emrin shqiptar
25 Janar, 18:04
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë! Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës
23 Janar, 21:20
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Spahiu për 21 Janarin: Jam pesimist, mendoj se urdhëruesit e vrasjeve nuk do dënohen kurrë! Disa nga veprat rrezikojnë të parashkruhen
21 Janar, 21:20
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Betimi i Trump në ‘5 Pyetjet’/ Çollaku: Test është Putini, dimër i ftohtë! Xhafaj: Plani i tij i frikshëm, BE të jetë në bllok! Mulaj: Presion ndaj Rusisë! Krisafi: Lufta e ardhshme, Arktiku
20 Janar, 22:04
-
Esencë-Report Tv/ Heronjtë e shqiptarëve, mitet, enigmat dhe simbolet!
19 Janar, 21:29