Artisti kosovar Erzen Shkololli pasi është njoftuar për vendimin e marrjes së detyrës së drejtorit të galerisë Kombëtare në Tiranë ka falënderuar qeverinë shqiptare për përzgjedhjen e tij në krye të njërit prej institucioneve më të mëdha të vendit.

Shkolloli ka shprehur deklaratën e parë për vizionin e  drejtimit të Galerisë Kombëtare. “Vizioni im për të ardhmen e Galerisë së Shqipërisë është ta shndërroj në qendër graviteti si për prurjet bashkëkohore në art ashtu edhe për talentin vendor që viteve të fundit ka qenë përfaqësuesi më i mirë dhe më i denjë i vlerave kombëtare”, është shprehur drejtori i sapozgjedhur Shkololli.

Ai e quan një nder të veçantë detyrën që i është dhënë duke shtuar se Ndihem i nderuar me emërimin nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për të udhëhequr Galerinë Kombëtare të Shqipërisë në këtë moment të veçantë për artin shqiptar kur Shqipëria dhe shqiptarët po e zënë vendin e tyre të pamohueshëm në Evropë dhe në botë.” Shkolloli shpreh bindjen se “arti shqiptar është pjesëza qe kompleton mozaikun e pasur të krijimtarisë evropiane dhe botërore”.

d.b/shqiptarja.com