Shqipëria ka potenciale ende të pa shfrytëzuara dhe ofron mundësi shumë më të mira për investitorët e huaj. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Genti Beqiri, në një intervistë për ATSH-në bëri të ditur se stabiliteti makroekonomik, vendndodhja strategjike, diversiteti ekonomik, politikat fiskale dhe fuqia e lirë punëtore janë shtysa shumë të mira për investime. Por, Beqiri nënvizon rëndësinë e zhvillimit të arsimit profesional si faktor kyç.
Investimet e huaja për vitin që lamë pas, thotë Beqiri, u shoqëruan me një trend në rritje krahasuar me vitet e mëparshme. Sipas tij kompanitë që zënë vendin e parë për investime të huaja në vendin tonë janë kompanitë italiane, më aps jaë investitorët turq. “Interesi i kompanive italiane është pothuajse i vazhdueshëm dhe i përditshëm. Interesi më i madh nënvizon ai, është në manifakturë, por edhe në sektorin automotiv, turizëm, bujqësi, apo energji. Interes të lartë ka dhe në zhvillimin e infrastrukturës, por thekson Beqiri këtu bëhet fjalë për projekte shumë më të mëdha dhe shepsh kompanitë drejtohen drejt ministrisë së linjës e cila i informon ata.
“Kemi jashtëzakonisht shumë kompani që regjistrohen në sektorin e manifakturës. Kemi disa kompani gjermane, me bazë në Gjermani, kryesisht që janë të interesuara për sektorin automotiv. Ka 2-3 kompani gjermane në sektorin automotiv, kompani që furnizojnë kompanitë më të mëdha të makinave në Gjermani si Mercedez, Audi apo Wolsvagen. Interesi i tyre është jo vetëm për Tiranën por edhe për disa qytete të tjera, që mund të ju ofrojnë të themi një krah pune edhe më të lirë se sa në Tiranë ashti si edhe dhe kosto më të lirë për ndërtimin e aktivitetit. Faktikisht pranë AIDA-s ka kërkesa edhe nga investitorë shqiptarë për sa i përket investimeve në sektorë si turizëm apo në bujqësi. Në momentin më të përshtatshëm do ti deklarojë ato”, shprehet Beqiri.
Mund të themi, vijon ai, se jemi të kënaqur sepse këto janë investime të quajtura strategjike, pasi vlera e investimit vjen rreth 30-50 milionë euro për secilin prej tyre. Ai shprehet se interes në mënyrë të veçantë ka pasur nga kompanitë turke, përsa i përket investimeve në energji, jo vetëm atë hidro, por edhe në energji alternative siç janë energjitë e prodhuara nga era apo energjia e prodhuar nga panele diellore. “Kemi dy kompani që kanë shprehur interes dhe ne jemi në procesin e marrëveshjeve apo të detajimit të projektit sa i përket planit të biznesit, kapaciteteve, vendit ku mund të ndërtohet. Interes ka edhe për aktivitet aeroportuale.
Beqiri thotë se është bërë i njohur fakti që ka interes të madh për të ndërtuar një aeroport të ri, nga Emiratet e Kombeve të Bashkuara, që janë të interesuara për të bërë një kombinim të investimeve në turizëm dhe në aeroport. Interes pranë AIDA-s thotë Beqiri, kanë shprehur edhe disa kompani të huaja për të zgjeruar aktivitetet portuale, konkretisht në Durrës.
Një projekt tjetër, sipas tij, i cili ka mbërritur pranë AIDA-s nga kompani shqiptare është ai për zhvillimin e turizmit në afërsi të Vlorës, por që kërkon bashkëpunim investimesh, sepse investimi është shumë i madh.
Ka patur kompani izraelite, thotë Beqiri, që kanë shprehur interes për të investuar në fushën e buqësisë si dhe në përpunimin e trajtimin e ujit të ndotur. Aktualisht jemi në proces informimi thotë ai.
Agjencia në vetvete prej 1 janarit ka një rol akoma më të rëndësishëm sepse nuk është më vetëm një agjenci promovuese për investimet, zhvillimin e SME-ve dhe eksporteve, por është edhe një Agjenci e cila është kthyer në një ‘one stop shop’ në të cilin bizneset mund të informohen e të regjistrojnë aktivitetet me një ndalesë. “Në bazë të ligjit për investimet strategjike AIDA është transformuar në një eskortë administrative, e cila ju jep mundësi investitorëve të regjistrohen dhe të marrin lejet drejtpërdrejtë, duke aplikuar pranë Agjencisë, pa pasur nevojë të kontaktojnë me institucione, agjenci apo entitete të tjera. Kjo bëhet maksimalisht në në periudhë deri në 60 ditë, 30 ditë procedura e 30 ditë marrja e lejeve”, u shpreh Beqiri.
Kreu i AIDA-s, nënvizon faktin që përherë e më shumë investitorë të huaj i drejtohen Agjencisë, por sipas tij, është e nevojshme që secili prej nesh të kontribuojë në klimën e të bërit biznes, qoftë në përqasjen që kemi ne, ndaj investitorëve, apo çdo lloj investimi në Shqipëri, në mënyrë që asnjë proces të mos dëmtojnë klimën e të bërit biznes në vendin tonë.
Në krahasim me Maqedoninë, Beqiri shpjegon se vendi ynë ka pasur një rritje shumë herë më të madhe të investimeve të huaja, me investime shumë më të rëndësishme në energji dhe në sektorë të tjerë si bujqësia. Por vijon ai, çështja është se normalisht ne i kemi investimet jo të përqendruara në një vend por të shpërndara në të gjithë territorin e vendit qoftë edhe me inisiativa private. “Kur flitet për vendet përreth, flitet vetëm për disa inisiativa, kryesisht shtetërore për t’i ndihmuar apo marrë këto kompani në zona të lira ekonomike dhe krahasimi këtu nuk qëndron drejtë. Ajo që ne bëjmë është të tregojmë realisht me statistika cilat janë mënyrat dhe kapacitetet në formë reale”, thotë Beqiri, pasi sipas tij ka dy mënyra se si maten investimet e huaja në vlerë. Mënyra e parë, shpjegon ai, është duke kontrolluar kompanitë e regjistruara me kapital të huaj apo miks, dhe mënyra e dytë, është përmes Bankës Qendrore, duke kontrolluar paratë që hyjnë për të investuar. Sipas tij, jo domosdoshmërisht investitorët e huaj ndalojnë te Agjencia, e cila në çdo rast është suport plus për investitorët. “Ka investitorë që e kanë të qartë planin e biznesit, marrin një jurist, i cili bën pjesën administrative, por ka edhe kompani që vijnë për të hulumtuar, të cilat kanë preferencë të ndalojnë në Agjenci”, sqaron Beqiri.
Beqiri ndalet edhe në disa problematika me të cilat përballen investitorët e huaj e që sipas tij, kryesisht kanë të bëjnë me pronën. “Patjetër që çdo vend ka problematikat e veta, por unë them se vendi ynë ka shumë çfarë të ofrojë, ka shumë potenciale dhe mund të absorbojë shumë investime në sektorë të rëndësishëm, kryesisht në bujqësi, energji, infrastrukturë dhe turizëm. Pronësia, infrastruktura ose mos përqendrimi i industrisë në vende të caktuara për të bërë biznes, paraqesin problem. Në ]do vend bizneset janë të përqendruara në një zonë të caktuar, nuk janë të shpërndara në mënyrë të pakontrolluar. Në këtë prizëm kemi çfarë të përmirësojmë. Duhet të shohim për krijimin e zonave të lira industriale ose më saktë zonave industriale, pasi jo domosdoshmërisht duhet të jenë zona pa taksa. Në çdo qytet duhet të ketë një zonë të përqendruar ku ndërtimi i infrastrukturës, energjia, shërbimet urbane të jenë me një theks akoma më të fortë, duke pasur parasysh të stimulohet përqendrimi i bizneseve”, nënvizon Beqiri.
Vite më parë, Tirana e ka pasur autostradën, në të cilën filluan të lulëzojnë bizneset, por tashme është ezauruar, ose çmimet janë shumë të shtrenjta. Pra, thotë Beqiri, është e nevojshme për të parë një zonë të dytë apo të tretë për të komoduar të gjitha bizneset që janë të interesuara në mënyrë që investimi fillestar të jetë për të gjithë bizneset që do të përqendrohen aty.
Kreu i AIDA-s, i mëshon faktit se incentivat fiskale nuk janë domosdoshmërisht çelësi për thithjen e investitorëve të huaj, e aq më tepër atyre strategjik.
“Nuk jam dakord që aspektet fiskale apo incentivat janë çelësi. Çelësi në fakt nuk janë ato. Ne realisht jemi shumë kompetitiv sa i përket aspekteve fiskale dhe normalisht incentivat financiare ndonjëherë nuk tërheqin kompanitë më të forta, por kompanitë më të dobëta në ciklin e biznesit, ato që kanë vështirësi financiare që do të duan të përfitojnë pak në incentivat fiskale, por këto nuk janë në interesin tonë. Ne jemi të interesuar të sjellim kompani jo domosdoshmërisht shumë të mëdha, sepse kemi parasysh se nuk mund të flasim për koorporata shumë të mëdha, ndërkohë që popullsia është nën 3 milionë banorë dhe në të cilët e dimë se forca e krahut të punës është akoma edhe më e vogël. Realisht nuk i kemi kapacitetet për të marrë koorporata të mëdha, por ne kemi kapacitete për të zhvilluar sektorët tanë prioritar, që janë bujqësia, turizmi, infrastruktura dhe energjia”, deklaroi Beqiri.
Ai shprehet se në këto aspekte nuk jemi mbrapa, konkretisht sa i përket investimeve në energji, bujqësi. Jemi pak mbrapa thotë ai sa i përket turizmit, por duhet patjetër ta zhvillojmë akoma më shumë gjatë këtij viti. Sipas tij, projekte të mëdha do të bëhen publike në fushën e turizmit, gjë që e kombinuar edhe me projekte në energji, TAP-i, apo projekte të tjera të iniciuara prej pak vitesh në HEC-e apo bujqësi do të bëjnë të mundur që parashikimi për rritjen ekonomike në të paktën 3 % të realizohet plotësisht.
Bazuar në Raportin e Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2014, fluksi i IHD-ve ishte 869 milionë euro. Pesë shtetet kryesore të origjinës, në përbërjen e këtij fluksi janë: Greqia me 13%, Hollanda me 9%, Zvicra me 9 % , Turqia me 7 % si dhe Itali me 4 %. ATSH
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com