Drejtori i Kufirit, Abrija: Pse
vendosa reciprocitet me grekët

Drejtori i Kufirit, Abrija: Pse<br />vendosa reciprocitet me grekët
TIRANE - Shqipëria vendos marrëdhënie reciprociteti me shtetin grek. Për herë të parë pas dy dekadave, vendi ynë kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë Greqisë. Kjo marrëdhënie nuk është ashpërsuar përkundrazi Greqia është tërhequr.

Drejtori i Policisë Kufitare, Admir Abrija ka marrë vendimin, ndoshta më të rëndësishmin gjatë ushtrimit të detyrës së tij, duke i dhënë për herë të parë përgjigje shtetit helen. Ai ka zgjedhur dje rrugën e reciprocitetit, atë të përgjigjes ‘dhëmb më dhëmb”, teksa ka parë bllokimin në kufi nga pala greke. Në një intervistë ekskluzive, Abrija ka komentuar situatën në vend dhe si e mori vendimin vetëm, duke i vënë në dije institucionet tona dhe greke.
 
Nga erdhi urdhëri i reprocitetit, pra i kundërvënies?
Që pas ngjarjes së Përmetit, policia greke ka filluar të kthejë shumë shtetas shqiptarë në kufi, me pretendimin se nuk plotësojnë të gjitha kushtet për të hyrë në hapësirën ‘Shengen’. Kulmi ka arritur gjatë natës së mbrëmshme dhe sot(dje) deri në mesdite, ku nga policia greke janë kthyer dhjetra qindra shtetas shqiptare, duke mos i intervistuar fare. Madje sot (dje) paradite policët grekë kanë dalë në tokën neutrale dhe pa i parë fare, mjafton të kishin pasaportë biometrike dhe targa të mjetit shqiptar, dhe i kthenin mbrapsh. Komandanti i pikës së kalimit kufotar si dhe unë kemi kërkuar dhe marrë takime me homologet por pa arritur asnjë rezultat. Madje nuk na është dhënë asnjë shpjegim pse po ndodhte gjithë kjo situatë. Policët grekë janë shprehur se ‘kemi urdhër nga eprorët tanë’.
 
Çfarë vendimi morët?
Duke u nisur nga situata që po agravonte, mora vendim që të urdhëroja që, edhe pala jonë të zbatonte me rigorozitet procedurat standarde të hyrje-daljeve të shtetasve dhe të automjeteve në kufi. Pra në mënyrë reciproke, siç po vepronte policia greke do të vepronin edhe ne.
 
Pse e morët këtë vendim?
Në zbatim të proceduarave, pas asnjë qëllim tjetër.
 
A i vendosët në dijeni autoritet shqiptare për këtë vendim?
Po sigurisht! Më përpara se të fillonte zbatimi i urdhërit, ne kishim vënë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe ministrinë tonë të Jashtme në Tiranë, gjithashtu edhe oficerin e kontaktit në Athinë.
 
Sa persona u kthyen?
Që me fillimin e zbatimit të këtij urdhëri janë kthyer mbrapa rreth 20 shtetas grekë, autobusë e makina të vogla, çka bëri që shteti grek të vihej në lëvizje.
 
Kush ishte rezultati i këtij “reciprociteti”?
Në mesdite rreth orës 14.00, Konsulli grek në Gjirokastër më ka telefonuar duke më thënë se gjithçka tashmë është zgjidhur dhe se asnjë shtetas shqiptar nuk do të ndalohet, por do të lëvizë i lirë, mjafton të ketë vetëm pasaportë biometrike. Dhe nga ana tjetër është shprehur që “edhe shtetasit grekë dëshiroj që të mos kenë asnjë pengesë në hyrje për në Shqipëri”. Nga ana ime e garantova se ne kemi zbatuar ligjin dhe se gjithçka do të normalizohet kur ekziston dëshira e mirë për mirëkuptim e bashkëpunim, dhe menjëherë në Kakavijë gjithçka ka vijuar normalisht.
 
Nëse përsëritet, cili do të jetë reagimi juaj?
Ne do të reagojmë çdo herë konform ligjit dhe vetëm ligjit. Në mbrojtje të interesave të qytetareve, të kombit tim.
 
Si e pritën këtë vendim tuajin shtetasit shqiptar që ishin në radhë për të kaluar kufirin?
Të gjithë shtetasit që janë kthyer mbrapsh janë kthyer të indinjuar nga mënyra e sjelljes dhe e trajtimit që policia greke u kishte bërë, ku shumica e të kthyerve nuk ishte pajisur as me urdhër prapësimi. Ku në këtë urdhër jepet dhe arsyeja pse prapësohesh.

Sa ka qenë numri i të kthyerve?
Numri i të kthyerve gjatë mbrëmjes dhe paradites (së djeshme) arriti mbi 200 shtetas.
 
Është kthyer normaliteti në Kakavijë?
Në Kakavijë është rikthyer normaliteti dhe lëvizja vijon e lirë dhe pa kushte.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus