Masat për sezonin turistik, kreu i kufirit: Falsifikimi i dokumenteve dhe tentativa për të futur para false, paligjshmëria kryesore! 40% më shumë lëvizje në Rinas se në vitin 2019

Falsifikimi i dokumentave dhe tentativa për të kaluar para false dhe të padeklaruara, janë dy veprat penale më të shpeshta të konstatuara në hyrje dhe dalje të aeroportit të Rinasit. Tentativa, sipas Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj, është kryesisht nga qytetarë të vendeve që janë në konflikt.

‘Falsifikimi i dokumentave është paligjshmëria kryesore që haset më shumë në pikat kufitare dhe përpjekja e qytetarëve për të kaluar në kufij me dokumente të tilla. Duke qenë se ka një lehtësim për shtetas që janë në konflikt në vendin e origjinës, kjo janë pjesa kryesore që tentojnë të kalojnë me dokumenta false.’- tha Merkaj. ‘Policia Kufitare ka përcaktuar një listë të vendeve me risk sa i përket tentativës për të kaluar para false dhe të padeklaruara përmes aeroportit të Rinasit, ndërsa është kërkuar kontroll më i vëmendshëm për udhëtarët që vijnë nga këto vende.’- u shpreh Merkaj.

Drejtori i Kufirit dhe Migracionin, u shpreh se në rastet kur ka fluks të shtuar në pikat kufitare, autoritetet shqiptare e kanë detyrim të bëjnë lehtësim për të shmangur pritjet dhe radhët e gjata kilometrike.

‘Në rastet kur ka fluks të shtuar në pikat kufitare, autoritetet shqiptare e kanë detyrim të bëjnë lehtësim kalimi për të shmangur pritjet dhe radhët e gjata kilometrike. Problemi, sa herë ka ndodhur, ka qenë jo për faj të autoriteteve shqiptare, por atyre fqinje. Në dy javët e fundit kemi rënë dakord me kolegët nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia që sa herë të ketë kërkesa për procedurë të lehtësuar kalimi si nga ne si nga ata të ketë miratim të menjëhershëm, me synim shmangien e radhëve.’- u shpreh Merkaj.

Ndërkohë, 40% më shumë shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë dhe dalë vetëm përmes aeroportit të Rinasit për këtë periudhë, krahasuar me vitin 2019, si viti me fluksin më të lartë para pandemie. Me urdhër të kryepolicit Gledis Nano, i gjithë stafi i Komisariatit të Rinasit ka kaluar në turn 12 orësh, me synim përballimin e fluksit të udhëtarëve.

‘40% më shumë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë dhe dalë vetëm përmes aeroportit të Rinasit për këtë periudhë, krahasuar me vitin 2019, si viti me fluksin më të lartë para pandemie. Mbi 50% e tyre janë të deklaruar si turistë që hyjnë brenda territorit tonë. Me urdhër të kryepolicit Gledis Nano, i gjithë stafi i Komisariatit të Rinasit ka kaluar në turn 12 orësh, me synim përballimin e fluksit të udhëtarëve. Masa shtesë edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor. Frontex ka rritur numrin e patrullave që punojnë bashkë me autoritetet shqiptare. Frontex, Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza patrullojnë së bashku edhe me mjete lundruese dhe ajrore mbi ujërat tona.’- tha Merkaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë