Drejtori i TKES, Kiço Londo: Ne jemi të gatshëm për shfaqje, presim lejen e ministrisë!

Artistët e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" pas pandemisë Covid 19 janë në pritje të një lejeje nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Shëndetësisë për të rifilluar shfaqjet në hapësira të hapura. Drejtori i këtij institucioni Kiço Londo na rrëfen për situatën aktuale, por edhe pritshmëritë

 “TKES është gati që të nis nga shfaqjet në ambiente të hapura, duke shfrytëzuara repertorin e vet, duke nis nga dy vepra të Shekspirit, Jul Çezari edhe Shumë zhurmë për asgjë. Megjithatë ne jemi të gatshëm për shfaqje”, u shpreh drejtori i Teatrit Eksperimental.

Ndryshe nga teatrot e tjerë, që këtë periudhë janë angazhuar me video online, ai na tregon se bashkë me stafin e tij kanë punuar për të botuar libra për artistët e rinj.
“Para disa ditësh përuruam një libër, edhe kemi gati dy të tjerë”, tha Londo.  

Teksa e pyesim për shembjen e dy teatrove, Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental, Londo na thotë se teatri nuk është shembur, është shembur godina.

“Teatri nuk mund të shembet, është shembur një godinë, koha do të flasë për këtë. Ne jemi tani në shtëpinë tonë, që po e bëjmë shumë të bukur edhe të ngrohtë. Po krijojmë një ambient që teatri të jetojë, për të tjerat do të kemi mundësi të flasim”, shprehet regjisori.

Aktualisht Londo është duke bashkëpunuar me bashkitë e rretheve, edhe institucione të tjera, për të gjetur mundësi për të dhanë shfaqje edhe gjatë verës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'