Drejtoria e Burgjeve anëtarësohet në EUROPRIS /PËRFITIMET

Drejtoria e Burgjeve anëtarësohet në EUROPRIS /PËRFITIMET

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve anëtarësohet në EUROPRIS, Organizata Evropiane e Burgjeve.

Ky anëtarësim u bë i mundur me mbështetjen e Ambasadës Britanike. EUROPRIS bashkon të gjithë profesionistët e sistemit penitenciar dhe synon shkëmbimin e informacionit dhe dhënien e ndihmës profesionale për anëtarët e saj.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja Gjonaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social twitter, ‘’Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve anëtarësohet në EUROPRIS, Organizata Evropiane e Burgjeve falë mbështetjes së Ambasadës Britanike. Me hyrjen në EUROPRIS, DPB do të përfitojë ekspertizë në fusha të ndryshme si: infrastruktura, logjistika, edukimi, punësimi në burgje, trajnim të stafit.’’

Qëllimi i Organizatës është të përmirësojë bashkëpunimin midis Shërbimeve të Burgjeve Evropiane, përmirësimin e jetesës për të burgosurit dhe familjeve të tyre, rritjen e sigurisë publike, reduktimin e recidivizmit, dhe profesionalizmin e stafit.

Me anëtarësimin në EUROPRIS, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të përfitojë ekspertizë në fusha të ndryshme si: infrastruktura, logjistika, vlerësim risku për të dënuarit, edukimi, punësimi në burgje dhe trajnim të stafit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës