Drejtoria e Tatimeve aksion në jug, bllokohen 9 hotele dhe restorante (Emrat)

Drejtoria e Tatimeve aksion në jug, bllokohen 9 hotele dhe restorante (Emrat)

Një prej subjekteve të bllokuara në jug

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bllokuar 9 biznese në rajonin Jugor, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve për të reduktuar evazionin fiskal.

Sipas të dhënave, inspektorët gjatë ushtrimit të kontrolleve kanë konstatuar subjekte që kanë qenë të paregjistruar në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon tatimor.

Deklarata e plotë e Drejtorisë së Tatimeve: 

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet për të reduktuar evazionin fiskal, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik.

Referuar të dhënave të kësaj strukture, inspektorët gjatë ushtrimit të kontrolleve kanë konstatuar subjekte që kanë qenë të paregjistruar në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon tatimor, për të cilët u morën edhe masat si më poshtë vijojnë:

- Për subjektin Stavri Ndreca, me vendndodhje në rrugën Sarandë – Bistricë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Hasie Bani, me vendndodhje në rrugën Sarandë – Gjirokastër, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Ridvan Malaj, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Lonidha Manaj, me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Irineos Bello, me vendndodhje në Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Dionis Likoka, me vendondodhje në Borsh, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Vasilika Lapaj, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Thimjo Gjinuci, me vendndodhje Himarë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Artjon Nika, tregti me shumicë dhe artikuj të ndryshëm, me vendndodhje Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niki: 05/08/2018 15:17

    Po ne Drymadhes e keni pa se çbohet??? Ne asnje hotel apo restorant edhe ata te mbushur ploteperplot si Fishop per shembull nuk jepet asnjehere kupon tatimor. Madje as kur ben pagesen qindra euro per dhome hoteli. Edhe nje i tatimores qe erdhi te restoranti ku po drekonim, u ul me te zotin tuj bo.muhabet dhe ne syte e tij leshoheshin te ashtuquajtura fatura te shkruara me dore. Po ne Jale, e keni idene se çbehet???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës