*Udhëzojmë tatimpaguesit, që në rast keqdeklarimi nga ana e tyre, ti drejtohen Drejtorive Rajonale përkatëse për rishikim këstesh, për tatim të drejtë
Me qëllim parësor mirëinformimin e tatimpaguesve dhe të publikut të gjerë dhe për të ndaluar dezinformimin në media, Administrata Tatimore sqaron se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit të vetëdeklaruar gjatë vitit 2023.
Duke qenë se viti 2024 është viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, këstet bazohen mbi deklarimin e fitimit të vitit 2023, deklarimi për të cilat kryhet sipas përcaktimeve të ligjit të vjetër për “Tatimin mbi të Ardhurat”.
Theksojmë se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025. Kjo nuk do të thotë që në përllogaritjen e kësteve paraprake për vitin 2024, nuk janë njohur shpenzimet e kryera nga tatimpaguesit, përderisa përllogaritja bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar të vitit 2023 dhe fitimi llogaritet si rezultat i të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të realizuara.
Nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këstet paraprake të vitit 2024 të llogariten mbi fitimin e vitit 2024. Kështu që, sikurse e përcakton edhe Ligji këstet paraprake do të llogariten mbi fitimin e vitit paraardhës.
Këshillojmë çdo tatimpagues, që pretendon se kësti paraprak i vitit 2024 është shumë i lartë apo në rast keqdeklarimi nga ana e tyre, t’i drejtohet me kërkesë për rishikim të kësteve Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, e cila do të shqyrtojë me prioritet çdo kërkesë për këtë qëllim, për tatim të drejtë sipas ligjit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor 2024, 19:10
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09
-
Profesionistët e lirë/ Tatimet: Mbi 7 mijë profesionistëve iu rikthyen 6 mln euro! Çelmeta: 600 prej tyre nuk kanë deklaruar llogaritë
20 Dhjetor 2024, 17:59
-
Hetimi Tatimor zbardh se si zbuloi skemën e pastrimit të 11 mln eurove me kompani guackë deri në Kanada: Njoftuam Prokurorinë!
20 Dhjetor 2024, 12:19
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor 2024, 21:53
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
-
‘Turizmi 2025’ me rregulla të reja për të goditur evazionin, hotelet kapacitet minimal të detyruar! Tatimet ‘në sitë’ deklarimet në booking dhe Airbnb
8 Tetor 2024, 17:08
-
U emërua nga Qeveria, ministri i Financave prezanton kreun e ri të Tatimeve! Malaj: Prioritet përsosja e performancës! Binaj: Luftë evazionit fiskal dhe informalitetit
4 Tetor 2024, 12:48
-
Ilir Binaj emërohet drejtori i ri i Tatimeve
2 Tetor 2024, 19:39
Gabimi nuk është te llogaritja e tatimit por të bllokimi për vitin 2024 me Akt Normativ Qeverie i pikës se nenit që lejon zbriten e shpenzimeve me 30 % të të ardhurave ose njohjes me fatura sipas zgjedhjes së berë nga tatimpaguesi. Kjo ka sjellë që tatimi për 2024 për te vetpunësuarit (që nuk ju llogaritet page në shpenzime) të tatohen nga 1 lekë fitim kur një i punësuar tatohet për pagë të pakten mbi 30.000 lekë. Kjo nuk shkon dhe duhet korigjuar nga Qeveria.
Përgjigju