TIRANË - Drejtoria e Përgjithshme e Turizmit gjatë kohës që ka qenë në varësinë e MTKRS-së, kishte në varësi dy drejtori të tjera; Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorinë e Turizmit. Secila nga këto drejtori kishte drejtorët përkatës, Arbër Kadia për Trashëgiminë Kulturore dhe Majlinda Lamin për Turizmin.
Pas riorganizimit të Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë për Zhvillimin Urban dhe Turizmin, duhej të ishte shkrirë Drejtoria e Përgjithshme e Turizmit dhe Trashëgimisë, sepse Drejtoria e Turizmit kalon në varësi të ministres Gjermeni. Aktualisht, meqenëse Drejtori i Përgjithshëm ka në varësi Drejtorinë e Turizmit dhe Drejtorinë e Trashëgimisë vijon të punojë me të dyja ministret, Kumbaron dhe Gjermenin, ndërkohë që asnjëra nga ministritë nuk i ka hartuar organikat e reja.
Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com