Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik

Familjet afgane që strehohen në Shëngjin të Lezhës nuk do mund të vazhdojnë rrugëtimin drejt Shteteve të Bashkuara. Dekreti i Trump nuk është pritur mirë nga refugjatët afgan që janë strehuar në një resort turistik në Shëngjin. Ata thanë se nuk duan të qëndrojnë në Shqipëri dhe nga ana tjetër e kanë të pamundur të kthehen në vendin e tyre, pasi rrezikojnë të vriten nga talebanët.

“Vendimi i Trump nuk me duket i drejtë. Njerezit tonë e kane ndihmuar ushtrinë amerikane në Afganistan, ne duam që edhe gjithë njerezit tanë që kanë ngelur në Afganistan të mos lihen në harrese, pasi jeta e tyre është e rrezikuar. Njerezit që kanë ndihmuar ushtrinë amerikane, po vritet nga talebanet. Nëse nuk na ndihmon Amerika do të jetë fundi i jetes tonë, pasi ne nuk mund të shkojmë më në Afganistan, pasi talebanet e dinë kush ka ndihmuar ushtrinë amerikane dhe jemi të rrezikuar”, tha një refugjat afgan.

Afganët që morën arratinë për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve i bëjnë thirrje Trumpit të heqë pezullimin e progamit të refugjatëve. Urdhëri ekzekutiv ka një afat 90-ditor, por fati i tyre është i paqartë nisur edhe nga qasja e ashpër e Trumpit ndaj emigrantëve. Numri i saktë i afganëve të mbetur në Shqipëri nuk bëhet i ditur zyrtarisht, por siç vetë ata pohuan mund të jenë 200 familje.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unë: 24/01/2025 19:07

    Të deportohen

    Përgjigju
  • Toni: 24/01/2025 18:21

    Cojani Rames ne Surrel.

    Përgjigju
  • Aleks: 24/01/2025 16:17

    Kembes ti bini, si qeni te ngordhni race e felliqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane

Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane