Në 1 qershor do të hapen kufijtë tokësor me vendet fqinje dhe kjo do të bëhet me anë të një marrëveshje bilaterale mes vendeve përkatës. Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Kornelia Ferizaj në një intervistë për Report TV sqaroi të gjitha procedurat, që sipas janë të detajuara në protokoll. Ferizaj u shpreh se edhe pse ky është një vit i vështirë, nga bizneset private të turizmit nuk do të ketë rritje të çmimit.
Sipas Ferizaj, karantina për turistët që vijnë për plazh në Shqipëri nuk do të jetë si karantina që jemi mësuar deri tani. Drejtorja e Agjencisë Kombëtare e Turizmit tha se çdo hotel do të këtë një koordinator covid që do të mbajë regjistër të turistëve që hyjnë dhe dalin në hotel, do t'u matet temperatura dhe nëse do të këtë dyshime, në protokoll është përcaktuar procedura si do të ndiqet ky rast.
"Në 1 qershor ne synojmë të hapim kufijtë tokësore me vendet e rajonit, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Ka patur diskutime, sepse 70% e turistëve vijnë me anë të kufirit tokësor. Operatorët privatë kanë kërkuar në fillim hapjen e kufijve me vendet fqinje. Kjo do të ndihmojë ekonominë dhe sektorin e turizmit derisa të vijnë charterat e parë. Është disktuar me institucionet përkatëse dhe kemi një dakordësi për hapjen e kufijve, në mënyrë që mos të hapen kufijtë nga njëra anë, por të hapen me një marrëveshje bilaterale. Në 1 qershor do të hapen hotelet në plazhe dhe në 10 qershor do të hapen plazhet për qytetarët.
Edhe kur të hapen kufijtë tokësor dhe kur të hapen ato me chartera, në një moment të dytë me turistë besnikë të Shqipërisë, do të kenë një marrëveshje me tur operatorët shqiptarët dhe do të kenë edhe kontrollet përkatëse. Momenti i karantinës nuk do të jetë karantina që jemi mësuar deri tani, por do të jetë një procedurë tjetër që është parashikuar në protokoll. Protokolli është një dokument që i ka të parashikuar në detaj. Çdo hotel këtë vit do të ketë një koordinator covid që do të mbajë regjistër të turistëve që hyjnë dhe dalin në hotel, do t'u matet temperatura dhe nëse do të këtë dyshime, në protokoll është përcaktuar procedura si do të ndiqet ky rast. Ka elementë të shtuar sigurie sa i përket përdorimit të ashensorëve, shërbimi i vakteve, pastrimi, distanca nga shezlongu në shezlong, por edhe transporti etj"-u shpreh Ferizaj.
E pyetur nëse a do të ketë rritje të çmimeve, duke qenë se do të ketë rritje të kostove, Ferizaj tha se nga sektori privat i hotelerisë kanë marrë garanci se nuk do të ketë rritje çmimesh.
"Hotelierët janë të ndërgjegjshëm për këtë situatë. Janë të ndërgjegjshëm që ky vit do të jetë vit mbijetese dhe një vit që mund të ketë një mbajtje të mirë të sezonit. Ata për të ruajtur imazhin e tyre dhe një numër të kënaqshëm klientët do të jenë të parët që nuk do të kenë interes të rrisin çmimet. Kjo është një garanci që ne e kemi marrë nga biznesi privat", u shpreh drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Sa i takon licencave për kompanitë private që kanë zënë hapësira në plazhe me anë të një marrëveshje me pushtetin lokal, Ferizaj tha se kontratat 1 vjeçare kanë përfunduar dhe pritet të dalë një VKM e re.
"Bashkitë lidhin kontratat me subjektin privat për menaxhimin e stacionit të plazhit. Kanë qenë kontrata një vjeçare, që do të thotë i ka kaluar afati dhe kur të dalë VKM e re do të shohim si do të menaxhohet pjesa e plazhit.
Në disa bashki ka pasur edhe kontrata 5-vjeçare. Tani do të shikohet si do të menaxhohet kjo pesë në mënyrë që të zbatohen kushtet e kontratës, por të zbatohet edhe VKM e re", tha Ferizaj.
Ferizaj u shpreh se koordinatorit që do të përcaktohet për zbatimin e protokollit në hotele, rojet e plazheve do të monitorjë distancimin e pushuesve.
"Pjesa e strukturës akomoduese private, hotelet koordinatori do të ketë një rol kyç. Ndërsa rojet e plazhit do të monitorojë distancën e shezlongeve në plazhe. Këtë vit do të ketë një menaxhim më të mirë sepse e kërkon dhe situata. Këtë vit plazhet do të menaxhohen nga strukturat hoteliere, por është në diskutim nëse do të ketë struktura restorante që mund të menaxhojnë plazhet private pasi në disa zona nuk kanë hotele, por kanë patur restorante". u shpreh Ferizaj për Report TV.
NUK do kete nevoje per distancim social,,sepse njerezit jane te frikesuar deri ne palce dhe nuk do vijne ne durres per plazh,,,nuk harrohet lehte termeti I 26 nentorit,,,,,gjysma e pallateve ne durres e plazh jane pothuajse te shkatarruara dhe nje termet I vogel 6 ballesh I hedh ne toke,,askush nuk do vije ne durres e plazh te lere jeten……po ra termet tjeter ne plazh mund te vdesin dhe 50.000 njerez,,biles qeveria shqiptare mos ta hape plazhin fare kete vit...
PërgjigjuMASAKER ME PALLATE KENI BERE NE PLAZHE MOR MASKARENJ,,,VETEM EDI RAMA MUND TA RREGULLOJE PLAZHIN ME IKMT..///
PërgjigjuPIU ktu qe boni koment nga doli kjo. Qe ta dish kjo ka punu te Bashkia Durres dhe meqe qeka bo drejtore direkt dihet qe Gjush Dako eshte shok i ngusht me Blend Klosin ministri turizmit. Si shok i ngusht i ka kerku Klosit tja boj dashnoren Drejtoreshe. Ca bon p...i te bon me hyp majat e larta te drejtorllikut dhe te k... rrofte Gjushi dhe ksaj i rroft pi...
PërgjigjuEpo e meritoka pra,paskam dyshu kot! Kjo meriton ta bejne ministre me aq k.. sa paska thyer me mund te madh!
sikur te hapnit edhe ajrorin me marrveshje bilaterale sbeni keq
PërgjigjuPo kjo, nga na doli drejtore pa dale nga veza,,?! Prandaj vene punet çorap!
Përgjigju