"Të gjithë punonjësit me leje vjetore në Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave, duhet të rikthehen në punë". 

Ky është urdhëri i drejtoreshës, Blerina Doracaj e cila kërkon nga punonjësit të ndërpresin pushimet vjetore.

Kjo urdhëresë, nuk argumenton aspak arsyen e këtij nxitimi për të detyruar punonjësit të rikthehen në krye të detyrës.

​Urdhëri sqaron gjithashtu se pjesa e lejeve të mbetura do të miratohet me një grafik pas një urdhëri të dytë. 

Urdhri: Ndërprisni pushimet vjetore
blerina doracaj
urdheri 2
(Urdhëri i firmosur nga drejtoresha e Hipotekave, Blerina Doracaj)

Blerina Doracaj u emërua në krye të hipotekave pas shkarkimit të drejtorit teknik Arjan Bylykbashi, i propozuar nga PD që nga marrëveshja Rama-Basha më 18 maj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com