“Koha kur punët na i gjenin prindërit apo kur punëdhënësi të pyeste se djali apo vajza e kujt je, ka mbaruar”. Kështu është shprehur Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë pjesëmarrjes së tij në edicionin e tretë të programit “Drejtues për një ditë”, të organizuar nga Junior Achievement.
Ky program ka përfshirë 40-45 maturantë të shkëlqyer nga shkolla të mesme të vendit, të cilët për një ditë kanë shoqëruar drejtues të mbi 40 bizneseve të ndryshme në një dite të caktuar pune për ta.
Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministri Veliaj u shpreh se: “Në një sondazh që bëmë para një viti, i pyetëm të rinjtë për gjëra të ndryshme sepse donim të kuptonim se si programi i qeverisë mund t’i ndihmonte ata. Vetëm 1 në 10 veta donte të krijonte biznesin e vet, të gjithë të tjerët donin të punonin, mundësisht për qeverinë dhe në mos për qeverinë, për dikë tjetër. Ndaj gjykoj se ajo që bën Junior Achievement është në fakt thelbi i asaj që nevojitet sot në Shqipëri. Koha kur punët na i gjenin prindërit apo kur punëdhënësi të pyeste se djali apo vajza e kujt je, ka mbaruar. Sot secili prej punëdhënësve, qoftë ky shtet apo privat, pyet çfarë di të bësh me duart e tua, me mendjen tënde, me inteligjencën tënde dhe me talentin tend”.
Në bazë të programit, secili nxënës shoqëroi drejtuesin përkatës në institucionin pritës. Dita me drejtuesin shërben dhe është tejet dobiprurëse në disa drejtime: nxënësit njihen nga afër me një mjedis pune, me një industri specifike dhe veprimtarinë e saj, si dhe njihen me rolin dhe funksionet e drejtuesit, me gjithë sfidat e prioritetet që mbart roli i drejtuesit. Kësisoj, nxënësit kanë mundësi unike për t’u njohur nga afër me shembuj dhe modele të vërtetë suksesi në botën e biznesit.
/Shqiptarja.com

VIDEO
koha kur punët na i gjenin prindërit">