Mbyllja e fundjavës së parë në të cilën ka dalë në treg telefoni më i ri nga Apple, iPhone5, ka shënuar sipas drejtuesve një bum të vërtetë shitjesh.

Ata janë shprehur se kanë arritur të shesin pesë milionë iPhone5 gjatë kësaj fundjave që lamë pas.

“Kërkesa për iPhone5 ka qenë e pabesueshme dhe jemi duke punuar fort për të bërë të mundur që kushdo dëshiron të blejë një iPhone5, të mund ta ketë sa më shpejt,”-është shprehur drejtori ekzekutiv Tim Cook, duke theksuar se furnizimi i parë kishte mbaruar.

Megjithatë analistët në bursën e Wall Street nuk janë shprehur kaq entuziastë për shitjet e tij. Sipas tyre rezultatet e arritura janë më të ulëta nga ato që priteshin.

Pritshmëria e tyre ishte për më shumë se 6 dhe 6.5 milionë iPhone 5 të shitur gjatë kësaj kohe.

(xh.k/shqiptarja.com)