Drejtuesit e PD-së Elbasan në qeli, Rama: U çmendën të gjithë, a bëhet burg për Spahon?

Drejtuesit e PD-së Elbasan në qeli, Rama: U çmendën të gjithë, a bëhet burg për Spahon?

1560703737_1560702298rama19.jpg
Gjykata Elbasanit la në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit të cilët u arrestuan pasi më datë 13 qershor qëlluan eskortën e kryeministrit Rama me sende të forta, ndërsa tentuan që ti bllokojnë hyrjen në qytetin e Librazhdit. Edmond Spaho akuzoi Ramën, ndërsa kryeministri iu përgjigj nga Pogradeci, aty që tentuan ti bllokojne rrugen atje, por edhe ish-kreut te grupit te PD-se.

"Kush janë këta djali i Faros me shokun e Gridës, dhe ata që dolën atje në Librazhd me ca njerëz të lodhur? Ata në Librazhd që sot morën dënimin me burg, nuk i nxori atje as babai as mamaja, as halli i familjes, por ata që vijojnë që të flenë në shtëpitë e tyre. Pashë profesorin tim të dashur, Spahon që thoshte janë të burgosur politikë. Ai shkoi i nxori në rrugë dhe vetë shkon në shtëpi, ndërsa ata jo, pasi i kapi neni i pengimit të zgjedhjeve 1-5 vite burg.

Po a bëhet burg për profesor Spahon? Dhe ai thotë janë të burgosur politikë dhe kur të vijmë në pushtet do i shpërblejmë, këta kanë ikur të gjithë. E patë Neritan Cekën që kishte ikur, doli nga filxhani si xhind. Mirë u çmendën, por pse të gjithë bashkë?!" tha ai.


Lajmi kryesor:

Burgosja e 2 kryetarëve të PD, Basha kërcënon: Nuk do ta harrojmë, do i fusim frikën në palcë Ramës (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja