Franca u përball me një vrull të ri protestash dhe grevash mbarëkombëtare të enjten, pasi një takim midis kryeministrit dhe sindikatave nuk arriti të thyejë një ngërç politik mbi një projektligjin që është kundërshtuar ashpër nga francezët.
Protestat kundër reformës e cila ngre moshën e daljes në pension me dy vjet në 64 kanë tërhequr turma prej qindra mijërash në mitingje të organizuara nga sindikatat që nga janari dhe nganjëherë janë kthyer në të dhunshme.
Grupet e sindikatave u zotuan të qëndrojnë në këmbë pas bisedimeve me kryeministren Elisabeth Borne të mërkurën që zgjatën vetëm një orë. Bisedimet nuk arritën të zbutin situatën.
Ata thanë se e vetmja rrugëdalje nga kriza ishte që legjislacioni të tërhiqej, një opsion që Borne e hodhi poshtë kategorikisht.
"Nuk ka zgjidhje tjetër përveç tërheqjes së reformës," tha udhëheqësja e re e sindikatës së linjës së ashpër CGT, Sophie Binet, në fillim të mitingut në Paris.
Laurent Berger, kreu i sindikatës më të madhe të vendit CFDT, bëri thirrje për një maksimum punëtorësh, burra dhe gra, për t'iu bashkuar marshimeve në të gjithë Francën nesër.
Marshimet e së enjtes që është dita e 11-të e protestave në tre muajt e fundit mund të japin një tregues nëse mitingjet e zgjatura po humbasin vrullin e fillimit.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.2%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.4%
Vota total: 128
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 59 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Emmanuel Macron: Elon Musk po ndërhyn në proceset demokratike në Europë
6 Janar, 16:15
-
'Dhurata' e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm 'Mirazh 2000'
5 Janar, 13:35
-
Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet
3 Janar, 22:53
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
‘Mbaj përgjegjësi të plotë’, Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi
1 Janar, 12:08
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor 2024, 13:51
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor 2024, 11:39
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor 2024, 21:44
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor 2024, 13:10