Drejtuesit e zbulimit amerikan dhe britanik thirrje për të qëndruar 'në një kurs' për Ukrainën
Shefi i MI6 i Britanisë, Richard Moore dhe Bill Burns i CIA-s
Drejtuesit e dy agjencive kryesore të zbulimit amerikan dhe britanik, CIA dhe MI6, thanë në një artikull të publikuar të shtunën se “qëndrimi në kurs” në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër Rusisë është më i rëndësishëm se kurrë, ndërsa u zotuan të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin e tyre për këtë dhe sfida të tjera.
Editoriali i publikuar në gazetën “Financial Times” nga drejtori i CIA-s, William Burns dhe Richard Moore, shef i agjencisë britanike të zbulimit MI6, shënon rastin e parë të një artikulli të përbashkët nga krerët e këtyre agjencive.
“Partneriteti qëndron në zemër të marrëdhënieve speciale mes vendeve tona”, shkruan ata, duke theksuar se dy vjet më parë agjencitë e tyre shënuan 75 vjet partneritet.
Agjencitë “qëndrojnë së bashku për t'i rezistuar agresionit të Rusisë dhe Putinit kundër Ukrainës”, shprehen ata në artikull.
“Qëndrimi në kurs [në Ukrainë] është më jetik se kurrë. Putini nuk do të ketë sukses në shuarjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”, shprehen më tej ata, duke shtuar se agjencitë e tyre do të vazhdojnë të ndihmojnë zbulimin ukrainas.
Forcat ruse kanë përparuar ngadalë në Ukrainën lindore, ndërsa trupat ukrainase kanë pushtuar një pjesë të madhe të rajonit rus të Kurskut. Kievi ka bërë thirrje për më shumë ndihma ushtarake ajrore amerikane dhe nga Perëndimi.
Drejtuesit e zbulimit amerikan dhe britanik thanë se agjencitë e tyre do të vazhdojnë të punojnë për të penguar një “fushatë sabotazhi nga spiunazhi rus në të gjithë Evropën” si dhe shfrytëzimin e teknologjisë “për të përhapur dezinformata dhe krijuar përçarje”.
Rusia i ka mohuar akuzat për fushata sabotazhi dhe dezinformim në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.
Drejtuesit Burns dhe Moore vunë në dukje se ata kishin riorganizuar agjencitë e tyre për t'iu përshtatur forcimit të Kinës, për të cilën ata thanë se përbën sfidën gjeopolitike të shekullit të 21-të./VOA
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
32.8%
-
Të gabuar
62.6%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 6275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Jeta e njeriut s'vlen gjë për rusët': Rrëfimi i serbit që luftoi në Ukrainë
26 Shtator, 09:09
-
Trump ironizon Zelenskyn: Sa herë vjen në SHBA largohet me 60 miliardë dollarë! Ai është biznesmeni më i mirë në planet
26 Shtator, 08:49
-
Reuters zbulon dokumentet: Rusia ka krijuar një program sekret të prodhimit të dronëve në Kinë
25 Shtator, 21:36
-
Zelensky: Putini po planifikon të sulmojë centralet bërthamore të Ukrainës
25 Shtator, 20:25
-
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit që luhen në ‘Air Albania’, Shqipëri -Çeki dhe Shqipëri - Ukrainë
25 Shtator, 18:43
-
Rusia bombardon përsëri me dronë në Zaporizhzhia, aty ku ndodhet centrali bërthamor! Një i vdekur dhe 6 të plagosur, zjarrfikësit 'luftë' mes rrënojave (VIDEO)
25 Shtator, 08:04
-
Biden në OKB: Jemi më të fortë sesa mendojmë kur veprojmë së bashku
24 Shtator, 18:13
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Fundi i luftës është më afër se sa mendojmë! Kremlini përgjigjet: Do të përfundojë vetëm kur të arrijmë qëllimet tona
24 Shtator, 15:47
-
Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë veprimi
24 Shtator, 15:38
-
Rusia bombardon në Zaporizhzhia, 9 të plagosur! Zelensky në SHBA për Asamblenë e OKB, do takohet me Biden dhe Harris, kërkon armatime: Nxitoni, vendimtare!
23 Shtator, 09:13
-
VIDEO/Ushtrisë së Putinit i plas “Satani II” gjatë testimeve në arktikun e Sarmatin! Raketa më e frikshme në botë shpërthen gjatë lëshimit dhe shkatërron bazën
23 Shtator, 08:08
-
Super raketa e Putinit dështon: Ikona e fuqisë ruse shpërthen pas lëshimit dhe shkatërron bazën
22 Shtator, 19:46