Drejtuesit nga Arabia Saudite zbarkojnë në Paris, gati të bindin edhe Marco Verrattin

Drejtuesit nga Arabia Saudite zbarkojnë në Paris, gati të bindin edhe Marco Verrattin

Marco Verratti

Milionat e naftës arabe kanë "bllokuar" futbollin në Evropë. Tanimë yjet e këtij sporti kanë dëshirë të luajnë në ligën e Arabisë Saudite, kjo për shkak të pagesave të larta të bëra nga këto klube, që janë në pronësi të shtetit, me një fond prej 300 miliardë eurosh.

Pas firmës me Ronaldo, Kante, Benzema, Koulibaly apo edhe të tjerë, është Al-Hilal që kërkon shërbimet e italianit Marco Verratti. Drejtuesit e klubit kanë zbarkuar sot në Paris ku pritet të bindin lojtarin dhe vetë PSG-në, me mesfushorin që pritet të bëhet sheik.

PSG nuk do e pengonte një largim të mesfushorit, me Verrattin që përfiton 8 milionë euro në sezon në Paris. Paga që mund të përfitojë mesfushori te Al-Hilal do jetë 20-25 milionë euro në sezon, gjë që ka tunduar italianin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë