Pas një viti, të ndarë në dy kampe, edhe në festime informale, demokratët u bënë bashkë për të trokitur gotat në fundvit.
Me nismë të deputetit Xhelal Mziu, drekës iu bashkuan deputetë të të dy kampeve, mes të cilëve Sali Berisha e besnikët e tij, por edhe ata të kampit tjetër: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e të tjerë, por mungoi kreu i grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish kryetari Lulzim Basha, dy kundërshtarët më të mëdhenj të Berishës në PD.
Mirëpo, publikimi i pamjeve nga kjo festë, e para që mbledh të dyja kampet u pa ndyshe mes tyre.
Për Sali Berishën, dreka festive kishte mesazh politik: Një fillim të ri për grupin parlamentar të PD.
Aludimeve, se kjo festë do t’i hapte rrugën bashkimit rreth Berishës, sikurse ky i fundit pretendonte, të grupit parlamentar të PD, iu përgjigj deputeti Gazment Bardhi:
“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik!", shkruan Bardhi.
Partia Demokratike vijon të përballet me një përcarje të thellë që prej shtatorit të 2021. Disa muaj më parë dështoi edhe përpjekja për bashkim për daljen me një kandidat në zgjedhjet vendore.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
61.9%
-
Jo
28.2%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 3125
Lajme të tjera
-
10 orë debat! Mes tensionesh hapet gara për kreun e PD! Bardhi e deputetët braktisin mbledhjen, 2 dorëheqje brenda kryesisë! Tabaku dorëhiqet nga posti i nënkryetares
7 Qershor, 06:59
-
6 orë takim në Kryesinë e PD, ende s'ka tym të bardhë! Tabaku refuzon postin e kryetares së komanduar
6 Qershor, 11:07
-
'Tentativa' e Gaz Bardhit dhe kompani, për t’i dorëzuar PD Sali Berishës në mënyrë të kontrolluar!
5 Qershor, 22:20
-
Thellohet ndarja brenda PD! Deputetët: Jo garë për kryetar tani! Degët: Zgjedhje brenda 15 korrikut, pala e Berishës zero reflektim për bashkim
5 Qershor, 07:02
-
Hapet gara për kreun e partisë apo PD drejt drejtimit me organ kolegjial? Bardhi mbledh nesër strukturat drejtuese, java vendimtare e selisë blu
4 Qershor, 17:36
-
Berisha tentativa bashkimi me Bardhin e Tabakun, Karaj: Shkak se janë grupe interesi! Haklaj: Do të marrë vulën, ujërat i trazoi Basha
2 Qershor, 18:36
-
Riorganizimi i PD, Bardhi thërret mbledhjen e grupit parlamentar më 5 qershor! Kryesia e PD mblidhet më 6 qershor
28 Maj, 19:26
-
Berisha-Metën e Bardhin i trembi Basha, apo ‘hija’ e SHBA?!
25 Maj, 19:40
-
Rama-opozitës: Fitorja e thellë se njerëzit ju refuzuan, morët përgjigje spektakolare më 14 maj! Berisha e Bardhi në një zë: Vodhe votat me Doshin e Dakon
25 Maj, 12:48
-
Bardhi mbledh grupin e PD-së! Alibeaj për Bashën: Ka të drejtë të rikandidojë! Sula: Rikthimi i tij mban konfliktin hapur! Tabaku: Duhet reflektim
24 Maj, 13:06
-
PD pa kryetar, Basha rikthehet në politikë: Më 14 maj skadoi e vjetra! Duhet vetting i politikanëve, kufizim mandati për Kryeministrin e lista të hapura
24 Maj, 10:36
-
Ylli Pata: Regjenca pa kuptim e Bardhit dhe Tabakut në krye të PD
20 Maj, 20:40