Drenovë, pas arratisjes së parë
policët futën 4 sharra të tjera

Drenovë, pas arratisjes së parë<br />policët futën 4 sharra të tjera
KORCE - Zbardhen detaje të reja për futjen e katër fletëve të sharrave të hekurit në burgun e Drenovës, me anë të të cilave do priteshin hekurat dhe po përgatitej një arratisje e dytë.

Sharrat kanë hyrë pas arratisjes së 23 nëntorit 2013 dhe janë gjetur në qelinë e të dënuarve të cilët ndihmuan Admir Tafilin dhe 6 të burgosur të tjerë të arratisen nëntorin e 2013.

Gjatë hetimeve prokuroria e Korçës ka zbuluar se, fillimit sharrat janë marrë nga i dënuari Dan Hutra, ish-shok qeli me Admir Tafilin.

Sipas policisë që ka bërë hetimet, mjetet prerëse janë futur fillimisht në dhomat e paraburgimit me ndihmën e oficerëve.

Sharrat janë futur me ushqimet që shkonin për të dënuarin me 25 vite burg, për vrasjen gruas në vitin 2007, Dan Hutra.

Pasi kanë shkuar në qelinë e të dënuarit për vrasje, mjetet prerëse janë çuar në qelitë e të arrestuarve si ndhmës në arratisjen e Admir Tafilit e 6 personave të tjerë.

SHMANGET ARRATISJA E DYTE NGA BURGU I DRENOVES
Një arratisje e mundshme nga burgu i Sigurisë së lartë të Drenovës është arritur të shmanget gati dy muaj pasi nga ky burg arritën të largoheshin 7 të burgosur mes tyre dhe Admir Tafili. 

Nga të dhënat e para mësohet janë gjetur 4 fletë sharre hekuri në sektorin e paraburgimit, pikërisht në qelitë e 3 të burgosurve të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e bujshme të 23 nëntorit.

Fletët e sharrave janë gjetur në një kuti shahu, që i përkisnin të burgosurve Olsian Maçi, Albi Maçini, Ervis Lami e Daniel Kambellari dhe që dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në arratisjen e Tafilit dhe Marashit.
 
Një grup kontrolli i mbërritur nga Tirana kishte bërë një kontroll mbrëmjen e djeshme në qelitë e burgut dhe mësohet se rreth orës 23:00 janë gjetur fletët e sharrave në dhomën e 4 të rinjve. Gjithashtu në qeli u gjetën dhe dy telefona celularë, që i përkisnin të dënuarve Durim Leka dhe Almarin Muça.


Sharrat dhe celularët janë gjetur të fshehura në një frigorifer dhe në një kuti shahu, të cilat dyshohet të jetë future njëkohësisht me frigoriferin ku ishin fshehur dhe armët automatik të pëdorur në arratisjen e nëntorit. 

Aktulaisht në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës kontrollet dhe siguria kryhen nga grupe të gatshme nga Tirana, pasi i gjithë stafi i mëparshëm u shkarkua për shkak të arratisjes së nëntorit.

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve përmes një njoftimi për shtyp informoi se kanë nisur hetimet në bashkëpunim me prokurorinë e Korcës për të zbardhur dinamikën e tentativës së arratisjes.

 NJOFTIMI I DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE BURGJEVE
"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije, se më dt. 10.01.2014, ora 21:00- 23:00, grupi i DAP-it ka kryer një kontroll në IEVP Drenovë, Korçë, nga ku ka rezultuar gjetja e sendeve të ndaluara
 
Nga kontrolli i ushtruar në regjimin e brendshëm të të dënuarve në sektorin e sigurisë së lartë dhe sektorin e paraburgimit, grupi i Transferim- Shoqërimeve dhe Sigurisë (DAP) të D.P.B, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Pal Marku, janë gjetur dy telefona celularë, që i përkisnin të dënuarve Durim Leka dhe Almarin Muça.
Gjithashtu, nga kontrolli në sektorin e paraburgimit u gjetën katër fletë sharre të fshehura në një kuti shahu, që i përkisnin shtetasve Olsian Maçi, Albi Maçini, Ervis Lami e Daniel Kambellari.
 
Për të dyja rastet u përpilua raport- shërbimi, u mor masa disiplinore e veçimit, si dhe u njoftua Prokuroria e Korçës. Për këtë ngjarje kanë nisur tashmë hetimet dhe media e publiku do të informohen në vazhdimësi."

Lajmi u publikua fillimisht dje (11 janar 2014) në orën 10:33 dhe u përditësua sot (12 janar 2014) në orën 10:20

Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE