Drimadhe, mbytet jahti, u
mbush me ujë se i hoqën tapat

Drimadhe, mbytet jahti, u<br />mbush me ujë se i hoqën tapat
DRIMADHE (VLORË) -  Një jaht i vogël është mbytur në orët e pasdites, në plazhin e Drimadhes, pak letra larg bregut, në sy të dhjetra pushuesve. Kanë qenë orët e pasdites, kur jahtit i është hequr një nga tapat, për arsye që ende nuk dihen.

Kur personat që ndodheshin në të kanë vënë re se jahti po mbushej me ujë, janë përpjekur ta ndalojnë. Ndërsa me kova, kanë nisur zbrazjen e tij. Por, përpjekjet kanë qenë të kota, pasi pas disa minutash, ai është mbushur me ujë dhe ka nisur të fundoset.

Ndihma e shpejtë, një motobarkë e policisë, ka mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes.

jahti, drimadhe
(Në foto: Pamje nga jahti i fundosur në Drimadhe).

Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus