Gjendja shëndetësore e shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli është përkeqësuar ndjeshëm. 

Burime nga familja e Agollit thanë për Shqiptarja.com se shkrimtari ka pasur komplikacione të theksuara shëndetësore dhe për këtë shkak është shtruar në spitalin e Sanatoriumit 3 ditë më parë.

Agolli ka pasur vështirësi në frymëmarrje, çka ka bërë që të dërgohet me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Shkrimtari Dritëro Agolli, 85 vjeç, vuan prej një kohe të gjatë nga shëndeti i dobët, ç’ka e ka detyruar të marrë oksigjen në rrugë artificiale.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com