Dritan Abazoviçi në shërbim të nacionalizimit serbomadh

Dritan Abazoviçi në shërbim të nacionalizimit serbomadh

Dritan Abazoviç

-Dritan Abazoviçi nuk ka votuar për hyrjen e Malit të Zi në NATO. Kjo sjellje e tij ka qenë në shërbim të Serbisë dhe Rusisë.

-Dritan Abazoviçi, si kryeministër aksidental i Malit të Zi, përmes një aksioni sekret e bëri kishën serbe “shtet brenda shtetit” në Mal të Zi. Kjo kishë ndaj Malit të Zi sillet si organizatë terroriste, duke mohuar shtetësinë malazeze, identitetin malazez, historinë malazeze. Me këtë sjellje Dritan Abazoviçi është bërë “shqiptari më i ndershëm” në Serbi pas Halit Tërnavcit.

-Si kryeministër i Malit të Zi Dritan Abazoviçi nuk e ka vizituar asnjëherë Kosovën zyrtarisht. Ka ardhur si kaçak njëherë në Prizren dhe nuk është takuar me politikanë shqiptarë, por vetëm me një politikane lokale të pakicës boshnjake, pastaj ka ikur në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

-Burime nga Podgorica më kanë informuar se Dritan Abazoviçi nuk ka marrë pjesë në pritjet që ka organizuar Ambasada e Kosovës për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës (më 17 shkurt).

-Dritan Abazoviçi është deklaruar si përkrahës i projektit serbomadh “Ballkani i Hapur”, i cili është krejtësisht në shërbim të interesave autokratike, kleptokratike, korruptive, kriminale dhe antieuropiane të autokratëve rajonalë.

-Me maskën e liberalit Dritan Abazoviçi është venë në shërbim të nacionalizimit serbomadh.

-Krahas rolit të shërbëtorit të kishës terroriste serbe, Dritan Abazoviçi është duke i thelluar kontaktet me qarqet oligarkike të rajonit (Serbi, Kosovë, Shqipëri), të cilat duan të zgjerojnë aktivitetet e tyre të pista nga bizneset në Mal të Zi.

-Javën e ardhshme në parlamentin e Malit të Zi do të votohet për rrëzimin e Dritan Abazoviçit. Për të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi rrëzimi i tij do të ishte zhvillim konsekuent – jo vetëm për shkak të politikave proserbe, por edhe për

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë