Dritan Dajti: Kastriot Feska
u qëllua nga oficeri Brovina

Dritan Dajti: Kastriot Feska<br />u qëllua nga oficeri Brovina
TIRANE- I pandehuri Dritan Dajti, akuzon një tjetër oficer policie që ka marë pjesë në aksionin e arrestimit të tij në Durrës,si shkaktar të vrasjes së oficerit Kastriot Feska. Sipas Dajtit, ai ka qënë dëshmitar në këtë vrasje dhe se personi që e ka qëlluar është oficeri Gertian Brovina.

“Kastriot Feskën, nuk e kam vrarë unë por ai është qëlluar nga pas shpine nga kolegu i tij. Unë e kam parë këtë person dhe ai është Gertian Brovina, djali i Bujar Brovinës, drejtorit të “Qytetit Studenti”. Kështu ka deklaruar i pandehuri Dritan Dajti në seancën e djeshme gjyqësore, ku për vrasjen e Feskës, ka akuzuar oficerin e policisë së Shtetit, që ka marë pjesë në operacionin e 7 gushtit 2009 për kapjen e Dajtit.

Ky i fundit ka shtuar se në këtë vrasje ai ka qënë vetëm dshmitar, pasi kur Feska është goditur me armë, ai ka parë se një goditje të tillë e ka bërë oficeri i policisë Gertian Brovina. “Unë pashë Brovinën të qëllojë me armë nga afër në shpatull një person me kapuç, për të cilin më vonë mësova se ishte oficeri Kastriot Feskaj”- ka dëshmuar Dritan Dajti në gjykatë. Më tej ky i fundit ka ngritur dhe një pikëpyetje për prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke hedhur dyshime se Brovina nuk ka dorëzuar para organit të akuzës, pistoletën me të cilën ka qëlluar në masakrën e 7 gushtit në Durrës.

Dëshmia kontradiktore
Sipas të akuzuarit për 4 vrasje, Dritan Dajti Gertian Brovina ka dëshmuar para gjykatës se ai kishte qëlluar me armë në përplasje me të. Këto goditje ai i ka bërë në momentin kur ka parë Dritan Dajtin. Mirëpo sipas të pandehurit Dajti, ekspertiza ka nxjerë zbuluar oficerin e policisë, pasi në armën që ai ka dorëzuar në prokurori, ka rezultuar se ajo nuk kishte bërë asnjë qitje.

Kjo sipas të pandehurit, jemi përballë një kontradikte me dëshminë e Gertian Brovinës dhe aktit të ekspertimit teknik të armës. Në fund të fjalës së tij, Dajti kërkoi nga trupi gjykues që të shprehet për dy kërkesat e tij të bëra në seancat e kaluara, por që në fakt sërisht gjykata vendosi të shtyjë ditën e shprehjes për dy kërkesat.

Kundështimet
Ashtu si në seancat e tjerë, pas fjalës së të pandehurit Dajti prokuroria është shprehur se i akuzuari për katër vrasje, po del jashtë objektit të akuzës. Ndërkohë që nga ana tjetër, kryesuesi i trupit gjykues, i ka tërhequr vëmëndjen Dritan Dajti, që të mos dilte nga objekti i akuzës.

Ndërsa për sa i përket dy kërkesave të paraqitura nga Dajti, për vënien në dispozicion të rrobave të katër policëve të vrarë dhe zhvarrosjen e oficerit Kastriot Feska, gjykata u shpreh se në fazën ku ndodhet procesi gjyqësor rradhën e marjes së provave, e ka prokuroria dhe jo i pandehuri Dritan Dajti.

Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë