“Rasti më i fundit është i ngjarjes te hotel ‘Univers’, ku kam kërkuar ndihmë nga prokuroria e përgjithshme nga shefi i IT për të kryer veprime pranë servera të bashkisë pasi ka dyshime që persona të paautorizuar kanë akses dhe kjo lëvizje vjen pas kërkesës sime” deklaroi. Për hetimin e ngjarjeve kriminale, ai ka lëshuar akuza edhe ndaj drejtuesve të Policisë, që sipas Ginës kanë refuzuar të bashkëpunojnë.
“Elbasani vitin e kaluar është përballur me situata kriminale, këto ngjarje nuk janë zbardhur. Autorët, pavarësisht se njihen nga policia nuk janë siguruar prova nga hetimet, duke u konstatuar shkelje të rëndë. Kjo nuk është neglizhencë e policisë, me të cilën kemi raporte korrekte. Ju e kujtoni situatën e verës së kaluar kur kërkuam ndihmë nga policia e shtetit, që nuk erdhi asnjëherë dhe për fat të keq hetimi dështoi.
Por kjo histori nuk përfundoi këtu, pasi ka nisur një fushatë kundër drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit. Policia nuk bashkëpunoi kur ne kërkuam ndihmën e saj, por ndihma nuk erdhi me pretendimin se punonjësit ishin në plazh dhe ky hetim dështoi”.
Një tjetër hetim, theksoi Dritan Gina, që e ka ekspozuar përpara sulmeve është edhe rasti i evazionit fiskal, ku dyshohet se janë përfshirë mbi 66 biznesmenë të këtij qyteti. Sipas tij, për këtë rast Tatimet kanë dekonspiruar operacionin.
Por duket se Gina është i vendosur që të mos largohet nga kjo detyrë. Veç refuzimit publik ndaj kryeprokurores Arta Marku, ai nuk ka pranuar ti dorëzojë detyrën pasardhësit, i cili u paraqit në mesditë në Prokurorinë e Elbasanit.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










