Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë

Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë

U marrofsh dhe e tregofsh, është një fjalë e urtë. Dhe nesër votohet nëse Himara do t’i kalojë Gjikurisë duke mbyllur kështu hapin e parë drejt unifikimit të brezit Himarë-Finiq-Dropull, dhe krijuar kështu brezin e fazës së parë të Asocacionit të Fshatrave Greke e më vonë autonominë e tyre si fazë përfundimtare drejt bashkimit me Greqinë. E kanë thënë hapur përfaqësuesit e OMONIA-a, Beleri, Marko e me radhë.

Ndërkohë ka një sens për ta lehtësuar këtë akt nga ana e opozitës shqiptare të përfaqësuar nga Berisha dhe Meta. Kanë çuar njerëzit e tyre të takojnë përfaqësues ekstremistë të së djathtës greke; kanë takuar Belerin në burg; përpiqen të bëjnë humor bajat me shqetësimin sikur kjo është një fantazi e patriotëve shqiptarë të mykur, ndërkohë që agjenda greke ecën e pandalur.

Opozita shqiptare përpiqet të relativizojë tradhtinë e saj. E ka bërë këtë me justifikime edhe në të shkuarën në Luftën e Dytë Botërore kur dorëzonte kurorën e mbretit Zog në Romë; kur priste krahëhapur pushtuesit italianë; kur justifikonte qeverinë kuislinge të gjermanëve me “Shqipërinë e Madhe”; kur justifikonte paktet për bashkim të Ballit Kombëtar me Napoleon Zervën; kur më pas demonizonte luftën nacional çlirimtare; në postkomunizëm kur i ka vënë kazmën gjithë trashëgimisë industriale dhe bujqësore, dhe sot kur zbardh dhëmbët ndërsa i është dorëzuar një projekti që quhet Megalidhe të gatuar këtu e 100 vite më parë nga një kryeministër grek i quajtur Jani Koleti, i cili kur u zu duke vjedhur, shpiku këtë teori të nacionalizmit ekstrem. Ndryshon nga kryeministrat tanë që kur zihen duke vjedhur i dorëzohen grekut ose serbit.

Le të mos fshihemi pas gishtit: Nesër është një betejë nacionaliste të cilën vendasit nuk e justifikojnë dot votën për pasardhësin e Belerit me argumentin se nuk kanë marrë dokumentet e pronësisë. Atë dokument nuk e kanë marrë në Malesi të Madhe, por nuk kanë kërkuar ndihmën e Serbisë; nuk e kanë marrë as në Lezhë apo Mirditë, por nuk kanë kërkuar ndihmën e Italisë dhe nuk kanë ndërruar kombësinë. Bregasit dhe labët, duhet ta dinë se nesër ndalojmë projektin grek të Asocasionit të Komunave Greke në jug, projekt i Dules, Belerit e Gjikurisë që tashmë nuk e fshehin përkatësinë në organizata që kërkojnë copëtimin e Shqipërisë dhe i trajton shqiptarët si të ardhur nga Kaukazi.

Neser nuk është një betejë mes PS-së dhe opozitës, por mes Shqipërisë dhe bukëshkalëve që e shesin këtë vend për një karrige. Edi Rama sot është e nesër apo pasnesër nuk do jetë, por votimi i nesërm do të jetë një pikë referimi nëse Bregu dhe Labëria e thellë do mbeten shqiptare apo do fillojnë shthurjen e shtetit shqiptar dhe fitoren me votë të pasardhësve të andartëve të Spiro Milos që nuk e fituan dot me pushkë dhe kanë gjetur strehë tek opozita shqiptare./dritare.net

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf