Dritan Rreshka zgjidhet në bordin e
Magjistraturës, fiton ndaj Gashit

TIRANE- Prokurori i njësisë hetimore Task-Forcë Dritan Rreshka është zgjedhur përfaqësuesi i prokurorisë në bordin drejtues të shkollës së Magjistraturës. Rreshka arriti të marrë votat e 120 prokurorëve, përballë 88 votave që morri kandidatura tjetër e prokurores Rovena Gashi. Ndërkohë që në kutitë e votimin janë gjendur 222 vota, prej të cilave 14 vota kanë qënë të pavleshme. Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve u drejtua nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili prezantoi disa qëndrime mbi punën e deritanishme të institucionit, si edhe problematikat e hasura.

Sipas Llallës lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të vijojë të jetë një prej prioriteteve kryesore të punës sonë. Është shumë e nevojshme që hetimet të kryhen me seriozitet maksimal dhe duke respektuar afatet ligjore, për të vënë para përgjegjësisë ligjore këdoqë kryen veprime të tilla. Rezultatet në këtë drejtim kanë qënë të dukshme, por ende larg pritshmërisërisë së opinionit publik i cili vuan përditë nga këto fenomene.

Njësitë e Përbashkëta Hetimore duhet të kenë një rol më të madh në hetimin e këtyre rasteve, si edhe për bashkërendimin e punës me institucionet e tjera.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndiqni intuitën dhe mos kini frikë të merrni vendime të guximshme... Çfarë thonë yjet për ju sot

Ndiqni intuitën dhe mos kini frikë të merrni vendime të guximshme... Çfarë thonë yjet për ju sot