'Dritëhijet e dosjes së 21 janarit' në 'Pa protokoll'! Gazetari që u qëllua me plumb në dorë: Mjeku ligjor tha që isha goditur me çekiç! Prokurorët nuk më thirrën për të dëshmuar

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, ka dhënë të tjera detaje për ngjarjen mbrëmjen e sotme në emisionin "Pa Protokoll". Në një lidhej me Skype, Mahmutaj, i cili jeton prej 10 vitesh në Belgjikë, tha se pas ngjarjes, prokurorët të cilët kishin në dorë hetimet, i morën vetëm një deklaratë të shkurtër nga Spitali "Nën Tereza" ku ai po kurohej pasi u plagos në dorë. Ai sqaron se  me ta ra dakord që pas disa ditësh do të thirrje për të dhënë më shumë detaje, por thekson se një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë.

"Jam pyetur në Spitalin Nënë Tereza, 2 orë pas ngjarjes. Procesverbali ka qenë me shkrim dore, por nuk jam pyetur në Prokurori, ishte një deklaratë paraprake e imja. Pas dy apo tre ditësh shkova Prokurorët e çështjes më çuan te mjeku ligjor i angazhuar për të bërë të gjitha ekspertizat e 21 janarit. Mjeku ligjor i çështjes pretendoi që unë isha goditur me çekiç jo plumb dhe mjeku nuk kishte as vizore për të matur plagën dhe as aparat fotografik. Akordi që unë bëra me prokurorët ishte që unë do të shpjegoja shkurtimisht se çfarë kishte ndodhur, përgatita dhe një skicë dhe pas një jave do paraqitesha në Prokurori dhe do tregoja me detaje gjithçka, por asnjëherë nuk u thirra. U largova pas 3 javësh nga Shqipëria. Janë dy njerëz që qëllojnë mbi protestuesit, është ish-shefi i sigurisë së Berishës që qëllon me pistoletën e Ndera Prendit nga sipër Kryeministrisë  dhe kemi Agim Llukon i cili qëllon nga poshtë drejt njerëzve. Janë dy armë që qëllojnë drejt njerëzve. Jam gati të vij të dëshmoj në Prokurori dhe Gjykatë", shprehet ai.

Gazetari hedh akuza se ngjarja është përpjekur të manipulohej, ndërsa tregon se mjeku ligjor ku e drejtuan prokurorët  e ngjarjes që të shkonte, kishte dalë në përfundimin që ishte goditur në dorë me çekiç dhe jo me plumb. Ai shton madje se mjeku ligjor nuk kishte patur as vizore për të matur plagën dhe as aparat fotografik.

"E kam ndjekur këtë çështje që nga fillimet si palë e dëmtuar, jam një nga të plagosurit, një nga fatkeqët e kësaj ngjarje. Kjo çështje ka qenë nga ato që  me apo humbjet e hundët e politikës pati një zell të tepruar nga drejtësia shqiptare për ta mbyllur në formën më të keqe të mundshme, një çështje që përfundoi sikur të ishte një çështje e rëndomtë, ndërkohë që humbën jetën 4 persona, 7 u plagosën sipas informacioneve zyrtare, pro në dijeninë time u plagosën 30 vetë. Kjo çështje nuk u hetua fare. Unë jam pyetur në Prokurori vetëm në momentet e para, më kanë marrë deklaratë paraprake dhe nuk jam thirrur më për t'u marrë në pyetje në Prokurori", shtoi ai.

Në emisionin 'Pa protokoll' në Report Tv u diskua nga të ftuarit çështja e rihapjes së hetimeve të 21 janarit. Të ftuar ishin avokati Genc Gjokutaj, juristi Indrit Vokshi, gazetarja Keti Banushi dhe gazetari i plagosur më 21 Janar Fatos Mahmutaj, nëpërmjet një lidhje me Skype. Ndërkohë që një tjetër lidhje me skype do të ketë me Gilberto Jaçe, ish-kryetar i Bashkisë Përmet, edhe ky i dhunuar me 21 janar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
U dhunua më 21 janar, ish-kreu i Bashkisë Përmet: Rihapja e hetimeve, shans për drejtësi! Të rinj protestues u morën dhe dhunuan nga policia

Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, i cili është dhunuar gjatë protestës së 21 janarit 2011, i ftuar në 'Pa Protokoll' në Report Tv, u shpreh se me rihapjen e hetimeve është shansi që të vendoset drejtësia deri në fund.  

"Drejtësia është ajo që pritet të vendoset. Dhe kjo rihapje është një shans për këtë. Tashmë është krijuar një drejtësia e re. Tashmë është shansi që të dëgjohen të gjitha palët. Drejtësia të shkohet deri në fund, deri te urdhëruesit.  Unë nuk jam thirrur ndonjëherë në organin e akuzës. Ne jemi thirrur nga policia dhe nga OPGJ-të për të bërë deklarime për pjesëmarrës në tubime. 2 djem të rinj i morën dhe bënë 21 ditë burg pa bëtë asgjë fare në protestë. Të fillojë përgjegjësia nga zinxhiri komandues i Gardës së Republikës, ministri i Brendshëm i atëhershëm, Kryeministri i atëhershëm", tha ai.

 

Ora 21:59
'21 janari'/ Gazetari Fatos Mahmutaj: Drejtësi do ketë kur në bankën e të akuzuarve të shkojnë Berisha e Meta!

 

Për gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili u qëllua me plumb në dorë më 21 janar, drejtësi do të ketë vetëm kur në bankën e të akuzuarve të shkojnë Sali Berisha dhe ilir Meta. Në një lidhje me Skype për "Pa Protokoll", Mahmutaj tha se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti aktual Ilir Meta janë dy shkaktarët e vërtetë të "21 Janarit".

"Unë jam shumë skeptik për hetimet për 21 janarin. Nëse drejtësia do ta ketë me seriozitet, atëhere pres që t'i dalë në fund dhe të shkojnë në bankën e të akuzuarve dy shkaktarët e vërtetë të 21 janarit, Sali Berisha dhe Presidenti aktual Ilir Meta. Vetëm kështu mund të vendoset drejtësia. Nëse këta nuk do të jenë të akuzuar, është e kotë", tha ai.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jim: 28/05/2021 22:07

    Natyrisht qe duhen hetuar Por tre jane kryesoret qe duhet te hetohen Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Gjergj Ljezha qe ka fshire serverat e kryeministrise . Te tjerat dalin me mbrapa!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë