Shkrimtari i madh Dritero Agolli vazhdon të jetë nën kudesin e mjekëve në Qendrën Shëndetësore Universitare “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Para tre ditësh shkrimtari u dërgua me urgjencë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Mjekët e spitalit dhe familjarët pohojnë se gjendja e tij është e mirë dhe priten përmirësime të mëtejshme.

Kujdesi ndaj shkrimtarit është intesiv, ndërkohë mjekët pohojnë se nuk mund të japim të dhënat e sëmundjes së pacientit.

Nderkohe Dritëro Agolli vazhdon të jetë në kujdesin e mjekëve, të cilët pohojnë “se aktualisht ai është në gjendjen shumë të rehabilituar ne sallen e reaminacionit, por jemi në gadishmëri sepse mund të ketë edhe të papritura”.

Gjendja e shkrimtarit prej më shumë se një jave është përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme, por po bëhen të gjitha përpjekjet nga mjeket dhe familjarët që ai të vazhdojë përmirësimin.

spitali 
spitali


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com