Drogë dhe armë nga Shqipëria
në Itali, arrestohen tre persona

ITALI - Në dy operacione antidroge, policia në Lecce ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 70 kg marijuanë.

Në operacionin e parë, një varkë me flamur grek e cila nisi të lundorjë sapo pa praninë e policisë, u sekuestruan tre armë kallashnikovë, fishekë dhe 67 kg marijuanë.

Në pranga ra drejtuesi i varkës, italiani Salvatore Giovanni Pacifico. Sipas hipotezave të para, armët dhe droga kanë ardhur nga Shqipëria.

Në operacionin e dytë, policia vuri në pranga dy shqiptarë, të cilët u kapën me 3 kg heroinë, vlera e të cilës në trego do të arrinte 45 mijë euro. Shqiptarët e arrestuar janë H.K., 28 vjeç dhe E.G., 34 vjeç.

Duke folur për këto dy operacione Cataldo Motta tha se sasi e madhe e drogës dhe armët e sekuestruara tregojnë se tregu shqiptar është shumë aktiv.

lecce
(Në foto: droga dhe armët e sekuestruara)

te arrestuarit
(Në foto: Tre të arrestuarit)

Redaksia online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse

Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse