SHKODËR-Është finalizuar me arrestimin e dy personave operacioni 6 vjeçar “Të harruarit” që kishte qëllim goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia ka arrestuar Blerim Brahimin, 36 vjeç dhe Shemsi Xhakën, 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët trafikonin drogë nga Shkodra drejt Malit të Zi.
Ndërsa dy shtetasit e tjerë , L.D dhe M.V janë shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tyre ndërsa kërkimet vijojnë.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa vjeçar, nisur prej vitit 2011 nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit, Prokuroria për Krimet e Rënda dhe Autoritetet Policore të Malit të Zi.
Këta shtetas vazhdimisht merreshin me trafik të lëndëve narkotike duke e transportuar me çanta krahu nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shkodra në drejtim të Malit të Zi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com