Greqia duket se po kalon në një tjetër nivel për të “mbrojtur” kufirin me Shqipërinë nga trafikantët. Gazeta greke “Kathemerini” duke iu referuar një burimi zyrtar në policinë helene shkuan se është në fazën përfundimtare blerja e avionëve pa pilot. Megjithatë ende nuk dihet se sa do të jetë numri apo dhe lloji i tyre. Flitet për avionë të tipit “Herion”, ndër më modernët e mundshëm, që mund të përdoren si për qëllime ushtarake, edhe për qëllime policore.
“Ministria e Rendit Publik është tani në diskutime të vazhdueshme me kompani izraelite të specializuara në prodhimin e avionëve pa pilot”, ka thënë burimi “K” për gazetën greke. Sipas tij këto avionë do të përdoren për kontrollin e kufirit, dhe në operacionet kundër terrorizmit. Avionë të tillë u përdorën një vit më parë, në muajin mars, kur disa shqiptarë u arratisën nga burgu i Trikallës. Këto avionë krahas përdorimit në kufirin greko-shqiptar do të përdoren edhe përgjatë Lumit Evros në kufirin greko-turk.
Këto mjete fluturuese në konfiguracionin policor do të përdoren për monitorimin e lëvizjes së trafikantëve shqiptarë të drogës, kryesisht kanabisit. Ato do të përdoren edhe për monitorimin e trafikantëve grekë të qënieve njerëzore, të cilët i kalojnë klandestinët në Shqipëri si vend transit drejt vendeve të zhvilluara të Evropës perëndimore dhe veriore.
Këta avionë kanë kapacitete edhe për të përgjuar telefonat celularë, për të bërë foto e filmime natën me teknikën LED, apo me rreze infra të kuqe. Kufiri tokësor i Gjirokastrës mer Janinën shërben për trafikun e narkotikëve nga Shqipëria drejt Greqisë, por së fundi njeh edhe raste të shtuara të hyrjes në Shqipëri të refugjatëve nga vendet arabe dhe aziatike. .Sipas ekspertëve të policisë trafikantët shqiptarë gjejnë shtigje në kufirin mes të dy vendeve duke bashkëpunuar dhe me trafikantët greke në transportimin e mariuanës që është kultivuar në Shqipëri.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com