Droga, lihen në burg tre financuesit
Si u kapën pas ndjekjes 1 kilometë

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 8 persona nga Fieri, të dyshuar për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, të arrestuar para dy ditësh, në vijim të një hetimi të nisur nga Prokuroria në qershor të vitit 2016.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, rezulton se prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimet në qershor 2016, pasi Meto Skënderaj dyshohet se me veprime aktive bashkëpunuese në kuadër të pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal me shtetasit Leo Tafa dhe Mehmet Skënderaj,siguronte sasi bimesh narkotike, të cilat me pas i ka magazinuar ato duke i përpunuar e përgatitur (tharë) me qëllim shitjen dhe trafikimin e tyre jashtë teritorit shqiptar.

Këto veprime i ka kryer në banesën e shtetasit Mehmet Skënderaj, në fshatin, Ninesh, Komuna Fratar/Mallakaster, i cili ka vënë në dispozicion banesën e tij.

Për të realizuar këtë atij i është dashur edhe ndihma e shtetasve Ardit Tafa, Dorian Tafa, Eglantin Tafa dhe Miklovan Kuka, të gjithë nga fshati Rreth, Komuna Libofshë, Fier, dhe Artan Skëndaj ky i fundit banues në Ninsh,si dhe ndihma e shtetaseve J.M dhe T.GJ.

Kontrolli në banesë
Në kontrollin që policia bëri në banesën e Mehmet Skënderaj, në tre dhoma të banesës gjeti grumbuj sasish bimësh narkotike në gjendje të tharë, dhe në proçes tharjeje, si dhe nëpër tavane të dhomave gjeti degaëza bimësh narkotike në proçes tharjeje. Këtu u sekuestrua sasia prej 145 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, dhe sasia prej 425 fara bime e dyshuar Cannabis Sattiva, që u gjet në një kuti plastike në formë të rrumbullakët, me peshë 26.70 gram.

Tek gjetja dhe sekuestrimi i kësaj sasie bimësh narkotike në proçes përpunimi për shitje dhe e farave të bimëve narkotike, u arrit të shkohej, në datë 23 tetor 2016, kur rreth orës 7:00,forcat e policisë ndoqën mjetin tip “Audi A4” ngjyrë të bardhë, me targa AAxxxJN, në të cilin udhëtonin shtetasit Meto Sheme Skënderaj, Leo Tafa, Ardit Tafa J.M dhe T.GJ, i cili ndaloi në banesën/ambientin ku ishte magazinuar bima dhe farërat e narkotikut lartcituar.

Ndjekje 1 kilometër
Pas kësaj,u ndërhy në banesen e shtetasit Mehmet Skënderaj,ku u gjetën, veç Mehmet Skënderaj, edhe shtetasit Dorian Tafa, Eglantin Tafa, Miklovan Kuka dhe Artan Skënderaj. Në momentet e ndërhyrjes së policisë në banesë, shtetasit Dorian Tafa, Eglantin Tafa dhe Miklovan Kuka, u larguan me vrap në drejtim të një përroi përgjatë një terreni të pyllëzuar, dhe pas ndjekjes përreth 1 kilometër, ata u arrestuan.

Mehmet Skënderaj u deklarua se kishte vendbanimin aktual në lagjen Cole/Vlorë, dhe se ishte thjesht një “punëtor”, të tjerët nuk dhanë asnjë shpjegim për faktin e verifikuar në vend, ndërsa Artan Skënderaj u deklarua se nuk kishte asnjë lidhje me këtë që u konstatua.Sa lart, ngrihen dyshime të bazuara në provat e deritanishme, se Meto Skënderaj, ka konsumuar elementë të veprës penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të “pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”.Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë: “arrest me burg”.
 
“Arrest me burg:, të dyshuar si organizatorë
Leo Tafa
Meto Skenderaj
Mehmet Skenderaj

“Arrest me burg” me afat 30 ditë (të dyshuar si “punëtorë”)
Indrit  Tafa
Dorjan Tafa
Englatin Tafa
Artan Skenderaj
Miklovan Tafa



d.b/shqiptarja.com


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion